Tmerri në Prishtinë, pas përplasjes me armë në një lokal: 14 nga të plagosurit janë vajza

5 Gusht 2023, 09:25Rajoni TEMA
Tmerri në Prishtinë, pas përplasjes me armë në një

Policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një person mbeti i vdekur dhe 16 të tjerë u plagosën, pas një sherri me armë dhe me sende të forta mes disa personave në një klub nate.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Mësohet se, nga 17 të lënduarit që u paraqitën në momentet e para pas ngjarjes për marrjen e ndihmës mjekësore, 14 prej tyre ishin femra.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”, tha Borovci.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore.

“Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha Borovci.

1 Komente

  1. K
    Kinezet me mungese Cipi te Kokes ?

    Ne Kine thojne qe eshte perhapur Virusi qe ne " Emrion " perpara se sa te vijne ne Jete... Mjekim nuk ka, keshillat jane ne nivelet zero,, pastrim nuk mirepritet asnjehere , deri sa Bota te rifilloja nga e pata ne Jete...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje