KFOR reagon për reduktimin e policisë kosovare në veri: Hap i rëndësishëm drejt depërshkallëzimit!

4 Gusht 2023, 20:21Rajoni TEMA
KFOR reagon për reduktimin e policisë kosovare në veri: Hap i

KFOR-i ka reaguar pas vendimit të institucioneve në Kosovë për të reduktuar praninë e Policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Misioni paqeruajtës, KFOR njofton se vendimi i marrë në një takim të mbajtur nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensioneve dhe promovimit të dialogut.

“Në këtë drejtim, KFOR-i pajtohet se ka pasur një përmirësim në situatën e sigurisë në zonë, por është e rëndësishme të sqarohet se pikëpamja jonë nuk është rezultat i një aktiviteti të përbashkët vlerësimi. Një vlerësim i përbashkët, në fakt, është një procedurë e ndryshme që kërkon veprime specifike, disponueshmëri të të dhënave dhe vlerësime sistematike në të cilat roli i KFOR-it, siç është rënë dakord ndërmjet NATO-s dhe BE-së, duhet të konsiderohet vetëm si i duhur dhe t’i nënshtrohet miratimit të Komandant i KFOR-it”, bën me dije KFOR.

Më tej thuhet se misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe mbetet në kontakt dhe në koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

1 Komente

  1. L
    Lisi

    Po pra po...e morëm vesh: duhet me i ul brekët deri në fund fare që të mos djersiten serbët e dashur të Perëndimit... I pafshin hajrin!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje