Gara për të rinjtë, liderët fushatë në rrjetet sociale për votat e tyre në Greqi

18 Maj 2023, 13:40Rajoni TEMA

Gara për të rinjtë, liderët fushatë në rrjetet

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare në Greqi, politikanët janë angazhuar në fushata intensive për të siguruar sa më shumë mbështetës. Gara është fokusuar kryesisht në sigurimin e votave të të rinjve pasi liderët e partive u janë drejtuar platformave YouTube por  dhe TikTok.

Kiriakos Mitsotakis, kryeministri aktual në vendin fqinj njëkohësisht edhe kryetari i partisë Nea Dimokratia, ka vendosur të prezantojë shërbimet online që do të ofrojnë administratat publike  në mënyrë se qytetarët mos përballen më radhë. Në një video postim ai iu drejtua  kryesisht studenteve.

“Më në fund ka ardhur koha që unë të bëj një haul, haul nuk quhet? Do të bëj një haul në gov.gr, për t’ju treguar disa nga shërbimet dixhitale që mund t’ju ofrojmë”, ka thënë kryeministri grek.

Po ashtu rrjetit social tik tok është përdorur edhe nga partia e majtë Siriza. Kryetari i kësaj partie Alexis Tsipras postoi një video  ku në veçanti, ai përmendi çështjen e shëndetësisë dhe qasjen e barabartë në të.

 “Nuk ka drejtësi nëse të gjithë, pavarësisht nga mundësitë financiare, nuk mund të kenë akses në kushte të mira shëndetësore. Ky për ne është një angazhim. Sepse Drejtësi kudo do të thotë Drejtësi për të gjithë dhe në shëndet”, ka thënë Tsipras.

Në prezantimin e programit te “Nea Dimokratia” kreu i konservatorëve Kyriakos Mitsotakis premtoi rritjen e mëtejshme të pagave, pensioneve dhe uljen e taksave në rast se merr mandatin e dytë.

Edhe lideri i partisë më të madhe opozitare Aleksis Tsipras fokusohet kryesisht në fjalimet e tij tek reformat ekonomike për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, karburantit dhe çmimeve të artikujve të shportës ushqimore.

Nëse fiton, Syriza ka thënë se do të heqë kriteret për pranim në universitet, ndërkaq Demokracia e Re ka premtuar se do të japë 150 euro për të gjithë ata që mbushin 18 vjet.

Sondazhet kanë sugjeruar se partia konservatore në pushtet, Nea Dimokratia prin përball partisë së majtë, Syriza. Statistikat aktuale tregojnë se  fituesi nuk mund të zgjidhet menjëherë të dielën, edhe për këtë arsye  çdo votë do të shërbejë për rezultatin.

Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj./abcnews.al

2 Komente

  1. s
    s'na ha cari fare per pederet e greqis

    sidoqofte nji gje dihet boterishte se Micotaqis eshte nji nde Familjet me te Korruptuara ne fushen e Politikes qe eshte shenuar tashem ne rekordet e librit te Korrupsionit Boterore e mban vendin e pare

    1. D
      Detari

      Pun evgjitesh . Micua eshte me origjine siriane . Cipras eshte cam orthodox .

      Lini një Përgjigje