Lëvizja Vetëvendosje mban të martën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të caktuar mandatarin për kryeministër të Kosovës.
Glauk Konjufca u propozua për mandatar për kryeministër i ri i Kosovës.
Tani pritet votimi i tij në Këshillin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Është e paqartë se kush do të jetë kësaj radhe mandatari për kryeministër, pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, më 26 tetor dështoi të siguronte 61 vota për formimin e ekzekutivit të ri.
Kjo mbledhje e LVV-së vjen vetëm një ditë para se të kalojë afati 10-ditor i presidentes Vjosa Osmani, për t’i dhënë dikujt mandatin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës apo për të shpallur zgjedhje të reja.
Osmani u takua me përfaqësuesit e partive politike më 31 tetor për të diskutuar për çështjen e mandatarit dhe të zgjedhjeve.
Pas mbledhjes, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës argumentuan se nuk ka shumicë dhe se zgjedhjet duket të jenë opsion. Ndërkaq, Kurti nuk u prononcua për media.
Pas takimit, Osmani tha se Kurti i kishte kërkuar një takim para 5 nëntorit – kur përfundon periudha 10-ditore – për të parë nëse mund të formohet shumica.
Osmani tha se Kushtetuta e obligon që ajo të bëjë çmos që të shmangen zgjedhjet.
Kurti ishte mandatuar më 11 tetor nga Osmani për të formuar ekzekutivin e ri.
Partia e tij ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja ka fituar 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në.
Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e minoriteteve të tjera.
LVV eshte nje aksident fatal qe dardanet ja bon vehtes dhe shtetit te tyne te ri ! Me Konjufcen nuk bohet as shtet e asgja e mire, sepse ai eshte nje nga ata te sektit te verber te Kurtit, ketij bastardi te UDB-se.
Sa per bastarda UDB-esh ju socialistat e Shqiperise jeni njesh,si more te paftyre tane kohen perqafoheni me Vucicin edhe ne fund te vetvendosje na qenka bastard udb.. Ju jeni fara me e fllicur qe mban kjo toke , mos mendo se nese shkruan ketu nje coment e do e ndryshosh realitetin, do ju vie fundi mos kini dert.
Çfare e di UDB-ne ti idiote apo me buxhetet e Trump. Leket qe hodhi UDB-ja tek Sali Berisha dhe oborri i tij ja realizuan te gjitha qellimet. Mqs formula i doli shume e sukseshme ne Shqiperi dhe vazhdon te jete e suksesshme edhe sot, e klonoi skemen ne Kosove dhe Albin Kurtin. Tani pijini lengun Albinit, se deri sa te behet 80 vjec keni me ja degju krismen. Edhe Vucic po te ishte kryeminister ne Kosove nuk do kishte mujt me bo me shume deme se sa po ben Albini.
Thote ripjella patronazhiste sllavo turko mongole komuniste..sh'noshe
Nuk i leshon kollaj UDB njerzit bashkpunetore te tyre Koqevare . Iken Kurti vihet po Kurti , se ky Konjufca eshte zagari i Kurtit , ku jeni ju or koqevareet e Kurtit qe e keni baba ? mjere populli i ndershem i Kosoves me keta koqevara .