Tërmeti shkund përsëri Greqinë, ja ku ishte epiqendra

10 Shtator 2025, 13:32Rajoni TEMA

Tërmeti shkund përsëri Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë ditën e sotme. 

Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 Rihter dhe u regjistruan në orën 13:31 me atë greke. Epiqendra ishte përsëri në zonën e Evias.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 km në jugperëndim të Prokopit, me një thellësi fokale prej 12.3 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat e Atikës, por nuk u raportua për të lënduar apo dëme të mëdha.

“Tërmet me magnitudë paraprake 3.7 me epiqendër në Prokopi, Evia (jo epiqendra në Nea Stira). Ndjehet pak edhe në Atikën lindore”, shkroi sizmologu Gerasimos Papadopoulos në postimin e tij, informon ‘Protothema”.

Të hënën një tërmet i fuqishëm shkundi vendin fqinj, me forcë 5.2 magnitudë Rihter, po në Evia dhe konkretisht në Nea Stira, ku nuk u regjistruan të lënduar në njerëz.

Tërmeti shkund përsëri Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Lini një Përgjigje