IKD: 28 kandidatë për deputetë me precedent penal, shumica nga LVV-ja

20 Dhjetor 2025, 12:52Rajoni TEMA
IKD: 28 kandidatë për deputetë me precedent penal, shumica nga

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka zbuluar se 28 nga 1,179 kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të përfshirë në raste penale.

Sipas raportit të IKD-së, 19 prej tyre kanë aktakuza aktive, ndërsa 12 të tjerë janë dënuar më parë me vendim të formës së prerë.

Tre kandidatë rezultojnë të kenë edhe aktakuza aktive edhe dënime të mëparshme.

Nga partitë politike, numri më i lartë i kandidatëve me raste penale është nga Lëvizja Vetëvendosje – 13 kandidatë.

AAK ka gjashtë kandidatë të përfshirë në raste penale, Nisma Socialdemokrate tre, PDK dy, Lista Serbe dy, KDTP një dhe LDK një.

Përqindja më e lartë e kandidatëve me precedent penal në listë shënohet te KDTP (6.25%) dhe Lista Serbe (6.06%), ndërsa te LDK vetëm 0.9% e listës përbëhet nga kandidatë të përfshirë në raste penale.

Sa i përket natyrës së veprave penale, kandidatët janë kryesisht të përfshirë në korrupsion zyrtar, shkelje të detyrës zyrtare dhe përdorim të armës ose mjeteve të rrezikshme.

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Eshte e quditshme se si enver sekiraqa nuk eshte ne listen e VV-s!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje