
Sanksionet amerikane pas përplasjeve të qeverisë së Albin Kurtit me Uashingtonin janë kryefjalë e politikës në Prishtinë. Visar Ymeri, një nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kurtit dhe ish-kryetar i “Lëvizjes Vetëvendosje” thotë se sjellja e kryeministrit është e dëmshme dhe e rrezikshme dhe se kështu Kosova po shkon në një rrugë pa krye.
“Unë nuk e kuptoj se cili është plani i kryeministrit Kurti sot. Si mund të përfitojë Kosova nëse futet në luftë njëkohësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian, e me luftë unë e kuptoj luftë diplomatike, dhe në të njëjtën kohë me tensione jashtëzakonisht të rritura në veri”.
Ymeri shpreh shqetësimin se edhe BE mund të vendosë sanksione ndaj Prishtinës.
“Mendoj që të gjitha këto paraqesin një pasqyrë goxha të zymtë për perspektivën e Kosovës, e cila ka qenë edhe ashtu e zymtë në shumë aspekte.
Të shqetësuara për krisjen e raporteve të Kosovës me SHBA janë edhe krerët e shoqatave mes 2 vendeve.
“Kryeministri aktual prej shumë moti me veprime me deklarata ka ba gafa të caktuara të cilat kanë para përgatitë që me ardh deri tek kjo deklaratë e DASh-it dhe sekretarit Blinken.”
Rexhepi thotë se sanksionet amerikane gjithsesi nuk janë ndaj popullit të Kosovës, por ndaj institucioneve të cilat duhet të rakordojnë në veprimet e tyre me partnerët ndërkombëtarë.
Kryeministri Albin Kurti!te gjitha veprimet per R te Kosoves,i konsulltoj me aleatet tane,asnje veprim nuk u be i nje aneshem.Aleatet tane rane dakord me zgjedhjet!aleatet tane e dinin se fituesit do zen vendet etyre per te ndihmuar popullin.vucici i nderseu qent e stanit !abstenuan dhe po ky vucic u dha urdher per hedhje te mjeteve vdekje prurese!perdorim te armeve....Albini,nuk prish mardheniet me Shba ,ai e vlereson ndihmen e madhe te tyre!po ne xhelozet te semuret per karrike nuk e drejtojme gishtin nga armiku shekullor,por tek Albini.Ky eshte turpi me i madh se kjo eshte ne dijeni te plote nga nderkombetaret we rusoserbet e duan nje gjake derdhje ne Kosove.Solidarizim sinqeritet besnikeri i nevoitet popullittone ne keto momente kritike per RK.