Ish-kreu i Vetëvendosjes: Kokëfortësia e Kurtit ka dëmtuar Kosovën

21 Janar 2024, 22:20Rajoni TEMA

Ish-kreu i Vetëvendosjes: Kokëfortësia e Kurtit ka dëmtuar

“Vendi nuk është më sovran se më parë”

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri vlerëson se sjellja kokëfortë e Kryeministrit Albin Kurti karshi ndërkombëtarëve po ia vështirëson Kosovës pozitën në dialogun me Serbinë.

“Mendoj që sot për shembull jemi në një situatë në të cilën mungesa e bashkërendimit me bashkësinë ndërkombëtare veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka shkaktuar dëme Kosovës dhe në fund nuk është që kemi arritur ndonjë gjë me sjelljen tonë kokëfortë”.

Sipas tij, Kosova sot është në një moment më të vështirë sesa ishte edhe para disa vitesh dhe nuk është më sovrane.

“Nuk është që e shmangëm zbatimin e asociacionit, përkundrazi u dashtë me pranu një edhe më të dëmshëm se i vitit 2015, nuk është se siguruam ndonjë Kosovë më sovrane, përkundrazi mendoj unë që tani do të jetë një situatë shumë më ndryshe edhe në pjesën veriore edhe pse po duket formalisht që atje kanë ndryshuar situatat në kuptimin e pranisë së institucioneve e kështu më radhë”.

Në një situatë të tillë, Ymeri i sheh të pashmangshme edhe zgjedhjet e parakohshme, të cilat kërkohen me ngulm nga opozita.

10 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Nese nje politikan eshte kokeforte, i ben keq vetes dhe kombit; populli duhet ta largoje nga udheheqja sa me pare.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Patjeter qe do e largoje Kurtin nga qeverija, distancimi i Vjosa Osmanit ndaj Albin Kurtit duket hapur. Por Amerika mendon qe zgjedhjet e parakohshme do e ndihmojne Kurtin, prandaj ka vendosur te mbaroj mandatin, dhe te zhduket nga qeverija. Albin Kurti tashme e ka bere demin shume te madh, nuk perfitohet gje per 6 muaj.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Spartak Staka

      Një politian idealist, atdhetar dhe i palëkundur në detyrimet ndaj atdheut, kritikohet dhe tradhëtohet vetëm nga "bajraktar të interesit", të llojit të këtij "analisti" dhe ca zagarëve të tjerë që interesat materiale para atyre atdhetare i vënë. Ramushi me "klanin pronto", tok me edi ramën paguan miliona euro ta shkatërronin VV'ën, siq bënte serbia duke bërë dy ushtri gjatë luftës çlirimtare. Populli të lë përshtypjen e injorantit, por gabohen shtrigat politike që e tradhëtuan popullin këtu e 111 vjet.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martin

        O Spartak, Kosova ka nxjerre nje Hero te Qendrese- Adem Demacin, por Baca Adem duke qene kokeforte kur u fut ne politike, deshtoi. Albin Kurti duhet te mesoje nga Edi Rama. Une nuk jetoj as nje Shqiperi, as ne Kosove, por dua qe Kosova dhe Shqiperia te bashkohen nen qiellin e Bashkimit Europian.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zot ndrico vellezerit tane ne Kosove

        Spartak, VV ka degraduar, e pranoni ju ose jo. Sa me shpejt ta kuptoni se nuk ka sovranitet te Kosoves pa USA aq me mire. Mos harroni se Kosova e rrezikon sovranitetin duke e lodhur Perendimin me "atdhetarin" Kurti e kompani. Rezoluta 1244 eshte ne fuqi, ajo e njeh Kosoven nen serbi. Njohjet per Kosovan po bien. Nese ju mendoni se do leftoni me Serbine e Rusine pas saj, ju qofshi. Nato ka pune te tjera sic duket, dhe nuk shkon ne lufte per pordhet e Kutit tuaj. Zgjohuni.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spartak Staka

          Nuk ia vlenë të komentoj, por të informoj që rezoluta 1244 vdiq në momentin që edhe ish RSJ vdiq kur u shkëputë mali i zi nga federata. Mos ta përmendim fare nënshkrimin e kapitulimit në kumanovë në qershorin e 1999. Nuk e di për cilat "çnjohje" e ke fjalën? SHBA, Franca, Anglia, Gjermania, Italia, Kanadaja, Australia, Japonia dhe shumë të tjera e njohën pavarësinë. E ke hallin e ishujve bongo bongo, palestinës dhe qipros? Ky majmuni që Albini e bëri kryetar të VV'ës, tok me atë gojështrembërinë që robi po vozitet dhe u bë ministre nga Rama, ranë në kurthin e bërë vetë. Erdhi Albini, u bë ushtria, u çlirua veriu nga bandat e "prontos" dhe po frymosin lirshëm shqiptarët. Frikën ia kanë minoritarët të veshur me petkun shqiptar.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Ashtu Kot

          Ty Spartak Staka te pelqen shume vehtja. Me e keqja jote eshte se kerkon qe ate qe pelqen ti, ta pelqejne dhe te tjeret dhe keshtu gabon. Mbi te tera ti je konfjuz edhe me vehten tende. Pershembull une te pyes: Kush eshte Albini qe cakton kryetaret e VV?. Une nuk marr shume vesh nga politika, por po qe se kjo eshte e vertete, mendoj se Albini eshte i pabese. Po qe se Albini nuk ka respektuar kriteret demokratike por ka vendosur vet se kush do jete Kryetar, tregon qe ai eshte nje diktaor. Po te jete diktator, shtrohet pyetja se nga kush ka frike Albini qe do te rrethohet nga servilat e tij? Ka frike nga e verteta apo nga maskarralleqet qe mund te kete bere....ETJ etj...Ti duke i dhene prioreti "diktaures" se Albinit tregon qe je vet shume meskin dhe konsideron se meqe Albini e vuri ne detyre, ai duhet te behet tradhetar po qe se Albini ja kerkon kete gje?...Qe te mos zgjatem shume me ty po te them se shtremberon edhe fjalet e Visar Ymerit, per te cilin as qe kam ndonje ide se kush eshte, por ai nuk flete per "cnjohje" por per "njohjet e reja"...Besoj se ka nje ndryshim ne kete pike. E fundit qe po te them eshte se si nuk ke turp qe mosnjohjen nga Spanja apo nga Greqia, ti nuk e konsideron te rendesishme??!!...Ty te te rroje Albini dhe ci qi temen Kosoves???!!!...

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Shum i zellshem paraqitet zoteriu ,dikur figure ne kryesine e VV.Sic shihet,zemerimi dhe artoganca,ja ka ber lemsh nocionin "kokefortesia"qe ne popull kjo kuptohet si parim,ideal sherbetor i kombit ,ruajtes i Lirise,Pavaresise Integritetin teritorial ,ballelarte perballe kidnapimeve ,vigjilent dhe triumfues ne hyrjen e diversanteve me armatime dhum te renda,dy luftues per njohje te reja ,per tu bere Republika e Kosoves,pjese e shume institucioneve boterore..kjo o tungjatjeta eshte kembengulje per te mberrire ne instancat ku eshte Anglia,Gjermani,Nato..Edhe ky "biobil" e akuzon se po prish mardheniet me SHBA,po trumbeton se po zemerohet lajcaku,borelli,putini..qesharake.Kryeministri eshte i vetedishem ,e di historine miwesine me SHBA qe ne kohen e Wilsonit i cili mbrojti interesat e kombit tone,eshte miqesi 100 vjecare,Naiviteti ,kjo qe vjell vrer eshte jo e saket,gishti duhet te tregohe se armiqet tane shekullor rusiserbi,jane ata qe e pengojne Republiken e Kosoves ,aty ku e meriton.Them se cdo njeri nga ne shqiptaret duhet te jemi te indinjuar me pengesat qe armiku po na pengon,Kryeministri e mbron Atdheun si detyre mbi te gjitha detyrat,pa rene ne kurthin e pazareve me teritorin e shenjt dhe shume te shtrenjt te RK .Qeveria e Kryeministrit,e Presidentes,bejne me te miren ,prandaj duhet falenderuar dhe duar trokitur ,gjithmone per te miren e popullit tone..

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miku yt

              I dashur Flamur, ky Veziri qe te prishi qetesine flet per kokefortesine e Albinit ndaj aleateve tane perendimor dhe jo per te mbrojtur Kosoven. Ti qofsh qe shtremberon fjalet e Vezirit per te vertetuar se Kurti duke share perendimin eshte mbrojtes i Kosoves. Me duket se une jam konfjuz dhe nuk te kuptoj ty se si Kurti kundershton Ameriken sepse eshte patriot. E kunderta ka llogjike.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flamur Struga

                Po perse o"miku" derdh energji kot.Nuk eshte se brenda kombit tone ,shpresoj se je shqiptar dhe jo ndonje atashe rusoserb,ka nostalgjik te roberuesit shekullor,u ka mbajtur me pune me leke kan bere jete te cfrenuar,kane shitur vellain tek armiku,kane burgosur kane rrahur ,kane vrare heroj si ne Republiken e Kosoves dhe kudo neper bote....Si o "mik" je ti nihilist qe ben kaq shume percarje,ftohje ndaj nje Kryeministri i cili po ben punen e vet me te mire te mundeshme.Albin Kurti,eshte njihes i mire i historise i rrethanave ne te cilen ndodhet sot Republika e Kosoves,kjo fale besnikerise te SHBA,ANGLISE GJERMANISE,NATO..ndihmes se tyre interesimit te pa nderprere qe edhe ne shqiptaret si Komb ,meritojme te jemi te barabarte.Fatkeqesite e kane mesuar Kryeministrin te jete parimor,te jete i drejt per drejte qofte me ata qe na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne por edhe me armiqet dhekullor rusoserb.Per mbi kete te shtrenjte Republike e Kosoves.jane bere shume padrejtesi,presione dhe ata qe e kane udhehequr shtetin,jane dorezuar ,nga jo pjekuria e tyre jane genjyer dhe ne fund fare vijne tragjedite: u krijua gjykata e hages per ti denuar clirimtaret,te njollosin UCK- ene e lavdishme,iken 8700hektare toke i mori mali i zi,edhe sllavet mawedonc i muaren 2890hektare...Sipas teje "miku " po te jesh shqiptar ,si duhet te veproj Kryeministri,Presidentja ?e ke ndonje variant .Te rrethuar me armiq,armiq po shenderrohemi edhe ne per njeri tjetrin..Shteti ame me ligjin nderkombetar ka plote obligime ndaj bashkekombesve te vet,sa ka ber Edi Rama ne kete drejtim?.Prandaj "miku" te flasim me logjiken e asaj qe na rrethon,te mos behemi ure,por edhe kur Kryeministri thote JO ,eshte para ndonje sprove e cila e demton interesin e Republikes te Kosoves....Mendoj miku " im" te jemi per egzistencen e Republikes te Kosoves,keshtu e kerkon edhe Kryeminstri,edhe Presidentja,ata nuk jane te perjetshem eshte Toka jone qe deshiron te jete e lire e bashkuar sipas deshirave edhe te te pareve tane.Kryeministri,Presidentja,e kane futur vehten ne faqet e historise,edhe ne ,edhe ti po te jesh biri i nenes dhe babit SHQIPETAR edhe une gjithashtu,duhet te bejme detyren tone e cila ka plote sakrifica.Largohu"miku" nga kjo metode me nenkuptime ..Vetem si atdhetar e kemi obligim te jemi me miq shoke shum..

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje