Ish-ndihmës sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë luftës së Kosovës, Rubin: Gjykata Speciale duhet t’i shpallë të pafajshëm ish- krerët e UÇK-së

3 Tetor 2025, 19:40Rajoni TEMA
Ish-ndihmës sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë luftës

James Rubin, ish-ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë Luftës së Kosovës, ka bërë thirrje të fortë që Gjykata Speciale në Hagë (Dhomat e Specializuara të Kosovës) “të bëjë gjënë e duhur” dhe t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së.

Rubin, i cili dëshmoi për tre ditë si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ngriti alarmin se gjyqi po e çon të drejtën penale ndërkombëtare në një vend “shumë të çuditshëm dhe shqetësues”, dhe i cilësoi pyetjet e gjyqtarëve si të anshme.

Në një intervistë për gazetaren amerikane, Christiane Amanpour, Rubin tha se gjatë dëshmisë së tij vuri re një prirje shqetësuese nga trupi gjykues.

“Gjyqtarët, për habinë time, më bënë pyetje që më dukeshin të njëanshme. Nuk tingëllonin si pyetje për të zbuluar fakte… Më dukej sikur ata tashmë kishin vendosur se UÇK ishte një organizatë e strukturuar ku Thaçi ishte në krye, gjë që nuk është e vërtetë,” tha Rubin.

Ish-diplomati argumentoi se qëllimi i gjykatave të krimeve të luftës është të përcaktojnë përgjegjësinë individuale, jo kolektive, për të parandaluar vazhdimin e konflikteve etnike. Ai tha se këta të pandehur nuk kishin “përgjegjësi, aftësi dhe autoritet për të lejuar ose urdhëruar krime lufte.”

UÇK-ja dhe roli i Hashim Thaçit

Duke folur për përvojën e tij gjatë luftës në Kosovë, Rubin tha se e pa nga afër funksionimin e brendshëm të UÇK-së, të cilën e përshkroi si një “ushtri të papërgatitur, të çorganizuar.”

Ai theksoi se Thaçi, atëherë një djalë i ri, nuk kontrollonte asgjë brenda kësaj strukture, por funksiononte më shumë si ministër i Jashtëm.

Rubin shtoi se Ballkani ndodhet sërish në një situatë të pasigurt dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë pas vendimit të Speciales: “Pastaj Shtetet e Bashkuara bashkë me evropianët duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe ta zgjidhin këtë problem.”

Ai kujtoi se gjatë viteve të luftës, ndërhyrja e udhëhequr nga Presidenti Clinton dhe Madeleine Albright ndihmoi në parandalimin e një gjenocidi potencial në kohë.

6 Komente

  1. D
    Doni

    Ky Rubin mire bëri që doli dëshmitar nga pala mbrojtëse në Hagë, pro UÇK, por e prishi ca punën duke u përpjekur ta paraqiste UÇK si pa drejtim qendror, me komandantë zonash që bënin sipas kokës. Nga ana tjetër dihet se UÇK kishte një Shtab të Përgjithshëm që koordinonte gjithë operacionet, sidomos ato veprime të UÇK, kundër operacioneve serbe si “Operacioni Patkoi” që shtriheshin në disa zona operative në Kosovë. Pjesëmarrës në këtë luftë (dhe këtu do veçoja Kolonel Dilaver Goxhaj, nga Jugu i Shqipërisë, i cili luftoi me UÇK, duke pasur postin e Zëvendës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK) dëshmojnë se Ashim Thaçi, ndryshe nga legjendat që u krijuan më vonë për të, vepronte si politikan, pra nuk merrte pjesë në zinxhirin e komandimit gjatë operacioneve ushtarake të UÇK, dhe për më tepër ndodhej më shumë jashtë Kosovës sesa brenda saj. Së dyti, këtë intervistën ky Rubin-i kujt ia ka dhënë, Kristiane Amanpour? Sikur e ka grua kam dëgjuar. Sidoqoftë Amanpour mbetet një nga gazetaret më të respektuara të kohës dhe ikonë e gazetarisë.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni

      Gjykata Speciale ne vend qe te arrestoje dhe te denoje kriminelet serbe, merret me viktimat kosovaret i quan kriminele, kjo gjykate e ndyre punon vetem me material serb. Gjykata Speciale duhet shkaterruar qe punon me metoda fashiste, viktima behet kriminel dhe krimineli quhet i viktimizuar sic eshte Serbia.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Argument

        I ke vete Kosovaret masivisht deshmimtar ne gjyq kunder UCK. Ne Shqiperi mendojme se e njohim Kosoven por eshte shume e komplikuar gjeja. Nje Kosovare qe rri ne Tirane, 23 vjec, keshtu ra muhabeti dhe me foli me percmim per UCK. Vete Kosovaret ne shumicen e tyre s jane Shqiptar. Veru re pamjen e jashteme

        Përgjigjjuni
        1. 2
          22

          Por shpikja e shtepise se verdh u be ne Shqiperi dhe kete shpikje te peshtire e beri Tirana zyrtare.

          Përgjigjjuni
      2. A
        Arian

        Shqiptarët në Haag i duan koqevarët.Koqevaria është e mbushur gjysma me udbashë të serbis, nji pjes e madhe janë me baballar s…..Koqvaria po shkon me paramendim me Kurcin përpara në Serbin e d….

        Përgjigjjuni
        1. U
          Une

          Ne nje udbash kemi ne lidershipe me emrin Sali Berisha dhe rrezikohemi per lufte civile. ..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje