Kongresistët amerikanë mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO, Vuçiç: Do të luftojmë që kjo të mos ndodhë

1 Maj 2026, 17:10Rajoni TEMA
Kongresistët amerikanë mbështesin anëtarësimin e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten se Serbia do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në NATO, pas një rezolute të propozuar një ditë më parë, në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA nga tre kongresistë amerikanë, që mbështesin integrimin e saj në aleancën euroatlantike.

 

“Ne së shpejti do të kemi ushtrime të rëndësishme me ta (NATO). Po bisedojmë me ta, shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Do të luftojmë që diçka e tillë të mos ndodhë. Mos harroni se ekzistojnë katër vende që janë anëtare të NATO-s, siç janë edhe pesë anëtare në BE, që nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk e shoh se si kjo mund të kalojë lehtë, por të presim e të shohim”, tha Vuçiç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug“,


Rezoluta e propozuar nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler kërkon mbështetje për integrimin e Kosovës në NATO, duke argumentuar se kjo do të ndihmonte në forcimin e stabilitetit në rajon dhe në kundërshtimin e përpjekjeve destabilizuese.

“Ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, shtimi i Kosovës në aleancën e NATO do të shërbente si një kundërpeshë e domosdoshme për t’i dekurajuar përpjekje të tilla armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan”, thuhet në rezolutë.

 

Dokumenti u bën thirrje gjithashtu katër vendeve të NATO-s që nuk e njohin Kosovën të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre, duke theksuar se kjo është thelbësore për të hapur rrugën drejt anëtarësimit.


“Kosova ka demonstruar një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit rajonal dhe përafrimit strategjik me vendet e NATO, por progresi i saj drejt anëtarësimit në aleancë po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh. Shtetet e Bashkuara duhet t’i inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të arritshme drejt anëtarësimit”, ka thënë Self.
Ai shtoi se anëtarësimi i Kosovës është i rëndësishëm për të kundërshtuar ndikimin e kundërshtarëve në Evropë dhe për të mbrojtur interesat e sigurisë së SHBA-së në Evropën Juglindore.

 

5 Komente

  1. K
    Kritik

    Kosovaret ishalla futen ne Nato, njihen si shtet, zhvillohen dhe jane te lumtur. Por sa me larg nesh sepse jane shume te pabese, te pazhvilluar menderisht dhe na urrejne

    Përgjigjjuni
    1. S
      SSH

      BE e ka sabotuar Kosovën dhe Shqipërinë dhe të vazhdosh të humbësh disa dekada të tjera për t'u gjendur në të njejtën pikë, është jo serioze. Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë që SHBA t'i njohë si shtet i vetëm dhe ti ndihmojë të ndërtojnë një ushtri të fuqishme, garante të paqes në Ballkan dhe aleaten më të fortë të Amerikës në rajon. Le t'i japim kënaqësi Vuçiçit të ketë sukses në planin e parë dhe ti bjeri kokës me grushte, pas planit të dytë, që pa dashur po kontribon vetë si serb hajvan që është , ashtu siç kontribuojë Milosheviçi në pavarsinë e Kosovës dhe shkatërrimin e një federate të begatë që dominonte Adriatikun

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        shqiperia dhe kosova po u bene nje shtet do plasi direkte lufta civilie. mos bej mastrubime kot. shif diferencat qe kemi si njerez. Qe tani te hidhen ne fyt per Albin Kurtin ata qe s kane ndonje gje per te fituar. Imagjino kur te vij puna te ndajme pushtetin

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lani

        5 vendet e mutit te europes nuk e njohin .keshtu qe do e njohin skan ka te shkoja ..CECO E MADHE USA KA BICAK

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lani

          Nje moterqi ka bere dislike fisderr

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje