Pas një ngërçi politik 1-vjeçar, Kosova do të mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme këtë të diel. Pas një viti bllokimi politik që çoi në shpërbërjen e parlamentit dhe krijoi një boshllëk prej 1 miliard eurosh në financat e Kosovës, vendi më i ri i Evropës do të mbajë zgjedhjet më 28 dhjetor. Këto zgjedhje vijnë pas shpërbërjes së parlamentit, pasi Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arriti të sigurojë shumicën ose të gjejë një parti koalicioni të gatshme për të formuar qeverinë.
“Këto zgjedhje do të jenë më të rëndësishmet në historinë e kohëve të fundit të Kosovës sepse po vijnë pas një viti bllokimi, por edhe 4 muaj para se të zgjidhet një president i ri. Prandaj, ato janë prova të mëdha për të gjithë klasën politike të Kosovës që të jenë shumë më të vetëdijshme për pikën historike me të cilën po përballen“, u shpreh Artan Muhaxhiri, analist.
Megjithatë, ekziston frika e përsëritjes së një krize të ngjashme, pasi këto zgjedhje vijnë 4 muaj para se parlamenti duhet të votojë për një president të ri dhe afatet për të ratifikuar kreditë ndërkombëtare afrohen. Sondazhet nuk bëhen publike në Kosovë, kështu që ka pak shenja se si do të shkojë votimi.
Por sipas Reuters, duket e pamundur që ndonjë nga partitë kryesore të opozitës të jetë e gatshme të formojë një qeveri me Kurtin, i cili sipas tyre ka nxitur tensione me pakicën serbe etnike të Kosovës në veri, ka bërë pak për të përmirësuar standardet e jetesës dhe ka dëmtuar reputacionin e Kosovës jashtë vendit.”
“Gjithçka do të varet nga përqindja që do të fitojë Kurti në zgjedhjet e reja, sepse të gjitha sondazhet tentojnë të tregojnë se ai do t’i fitojë përsëri zgjedhjet, por ndryshimi më i madh do të jetë përqindja. Nëse Kurti fiton përsëri me rreth 42%, i gjithë ky bllokim do të përsëritet, sepse hendeku midis Kurtit dhe partive të tjera është i madh, i pakapërcyeshëm”, shton analisti.
Kurti, i cili erdhi në pushtet në vitin 2021, fajëson opozitën për ngërçin dhe mbetet publikisht optimist për fitimin e 500 mijë “zemrave” të nevojshme për të fituar një shumicë absolute. Në një tubim këtë javë, ai premtoi të rrisë pagat, të shpenzojë një miliard euro në vit për investime kapitale dhe të krijojë një njësi të re prokurorie për të luftuar krimin e organizuar.
Nderkombetaret e kan shti Kurtin ne rrugen e gabueme, sepse plani eshte qe Kosoven tia kthejn Serbis.
Ti që nuk e di alfabetin e gjuhës shqipe (extremist?), vështirë të na bindësh që Albin Kurti po injoron këshillat e tua. Ndoshta je një nga ata "muhaxhirët" minoritar, që flasin shqip, por janë mikroaziatik.
ver emrin kosovar qe ke pse ve nickname "Dejona Mihaj"
Zoti Kurti me konkurrenta si Bedri Abdixhiku fitoren e ka te sigurt. Kurti 3 vazhdim i sukseseve te gjithanshme. Ata qe e kane mizen mbas veshit per pasurine e pajustifikueshme, normalisht qe duhet te brengosen.
po ca suksese te gjithanshme thua o derman? ai po zbraz kosoven. e ke vendin me shpopullimin me te madh ne planet. me keto ritme so do kete mbetur kembe njeriu atje pas 15 vjetesh
Kurti me mbi 50% të sigurta, i ka futë në ethe jo vetëm shkjat e beligradit, por edhe shokun edvin që po kërkon shpëtimin te djalli në hagë. Ky që propagonte gjykatën speciale, tani i vajton miqt, të cilëve ia bëri varrin.
po ca shkie beligradi dhe shoku ervin thua o derman? ai po zbraz kosoven. e ke vendin me shpopullimin me te madh ne planet. me keto ritme so do kete mbetur kembe njeriu atje pas 15 vjetesh