Kosova në ballinat kryesore të mediave botërore, si u pasqyruan ngjarjet në veri?

24 Shtator 2023, 21:10Rajoni TEMA

Kosova në ballinat kryesore të mediave botërore, si u pasqyruan

Një inkursion i mirëfilltë terrorist në veriun e Kosovës u zhvillua prej mëngjesit të 24 shtatorit, ku një grup i specializuar ushtarak la fillimisht të vdekur një polic kosovar dhe plagosi një tjetër efektiv.

Me një përgjigje të shpejtë dhe efikase gjithsesi, kanë qenë Forcat Speciale të Kosovës, ato të cilat e kanë rivendosur kontrollin në gjithë territorin, duke eliminuar tre prej terroristëve e arrestuar disa prej tyre.

Një ngjarje, e cila sigurisht prek gjithë shqiptarinë dhe Ballkanin, por e cila nuk është lënë pa u komentuar edhe në ballinat e mediave më të mëdha botërore.

Kështu, gjigandi mediatik britanik BBC, i ka vendosur zhvillimet në Kosovë në një prej ballinave kryesore të mediumit, duke i kushtuar një artikull të gjerë gjithë konfliktit.

Aty pasqyrohen ngjarjet në detaje mbi çfarë ndodhi këtë 24 shtator.

Nga ana tjetër, një tjetër gjigand britanik i informimit, e përditshmja The Guardian, përtej se ka pasqyruar gjithë zhvillimet, ka vendosur në ballinën e saj kryesore edhe një interivstë ekskluzive me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, i cili ka folur jo vetëm për situatën e sotme, por për gjithë rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Për të, me ngjarjen e fundit, bisedimet me Serbinë kanë arritur një “rrugë qorre”.

Njëjtë është raportuar situata edhe nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila më së shumti u është referuar raportimeve nga burimet zyrtare të Qeverisë së Kosovës.

Mbi rrethanat e ngjarjes, shkruan edhe gjigandi mediatik amerikan, Washington Post, duke e vendosur theksin te vrasja e policit kosovar në përleshje, si edhe duke shtuar se tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit po rriten.

Një hapësirë në faqen e tyre zhvillimeve në Kosovë ia ka kushtuar edhe agjencia e lajmeve Associated Press, ku flitet për aksionin e Policisë në veri.

1 Komente

  1. m
    meta

    Ju qe raportoni nuk dalloni raportimin nga raportimi. Perse keto gripande raportojn per nje grup te armatosur ( gunman = njerze qe I kan marak armet) qe kane vrar 1 Police te kosoves. Pse anglo- sakset nuk I quajn terrorist terroristet serb?????

    Lini një Përgjigje