Policia brenda manastirit, arrestohen disa nga sulmuesit në Zveçan

24 Shtator 2023, 18:10Rajoni TEMA

Policia brenda manastirit, arrestohen disa nga sulmuesit në Zveçan

Policia ka hyrë në manastirin ortodoks serb, ku ndodhen sulmuesit e armatosur.

Operacioni vijon, ndërkohë që mësohet se mes sulmuesve, ka persona të arrestuar.

Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Lini një Përgjigje