Reporterja e BE: për Kosovën: Nevojitet vendosje dhe përforcim i fuqishëm i KFOR-it

24 Shtator 2023, 17:02Rajoni TEMA

Reporterja e BE: për Kosovën: Nevojitet vendosje dhe përforcim i

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka dënuar sulmin në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Ajo ëshët shprehur se autorët duhet të sillen para drejtësisë, përcjell Klankosova.tv.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh solidaritetin tim të plotë me popullin e Kosovës. Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë”, u shpreh ai.

Von Cramon ka thënë se nevojitet vendosje dhe përforcim i fuqishëm i KFOR-it.

“Nevojitet de-përshkallëzimi i menjëhershëm duke përfshirë vendosjen dhe përforcimin e fuqishëm të KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës. Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në Manastirin e Banjskës që të dorëzojnë armët dhe të dorëzohen pa vonesa të mëtejshme”.

“Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe deskaluese të qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës. I shpreh ngushëllimet e mia në emër të Parlamentit Evropian familjes së policit të Kosovës të vrarë sot në detyrë dhe sinqerisht shpresoj në shërimin e shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Von Cramon.

1 Komente

  1. j
    ju jeni shkaktaret kryesore te cdo konflikti ne ba

    gjuha juaj - jovetem politikat fashiste qe ju gjeneroni pas quimtave - jane ncitesit kryesore te gjithe konlikteve ne baöökan . te pafytyre . gjarprinje - fashiste te peshtire - spaskeni mesuar nga historia akoma -kafshe me syze njeriu !

    Lini një Përgjigje