
Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Policia e Kosovës ka gjetur arsenal të armëve në Manastirin e Banjskës në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – ku aktualisht autoritetet po kryejnë një operacion policor kundër një grupi të armatosur terrorist që janë ngujuar aty që nga orët e para të mëngjesit.
Një zyrtar i Policisë së Kosovës është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit mëngjesin e hershëm të së dielës nga një grup terrorist i armatosur rëndë ende i paidentifikuar për organet e rendit, ndërsa autoritetet kosovare u kanë bërë thirrje terroristëve që të dorëzohen para strukturave kosovare të sigurisë.
Po ashtu, tre terroristë janë vrarë deri më tash nga Policia e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ndërsa një është arrestuar dhe është bartuar në stacionin policor në jug të vendit. Gjithashtu, organet e rendit kanë njoftuar edhe për një polic të plagosur lehtë nga ky grup terrorist dhe për ndaljen e katër personave të dyshuar në fshatin Rudarë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) e kanë dënuar ashpër vrasjen e rreshterit kosovar, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore afër Manastirit në Banjskë dhe të cilët i kanë ftuar që të dorëzohen te organet e sigurisë.
Shikojini mire, se ''nuk jane arme, as fisheke'', jane ''engjëj'' derguar nga papa i qishes cerbe, per te mbrojtur banjskën nga djajte e vuqiçit, arkanët dhe larot e ndyre, qe vrafshin veten, nga na u shpifen ketu ne Ballkan keta zgjebo!
Gjithmone feja ka qene dhe mbetet antishqiptare.O Enver cohu nga varri e qeroje dhe nje here nga faqja e dheut fene e dhjere qe gjithmone ka punuar kunder kombit shqiptar