Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së.
E kërkesat e BE-së janë, shtensionimi i situatës në veri dhe nisja e punimeve për implementimin e Asocoacionit të komunave me shumicë serbe.
Kështu tha ambasadori gjerman, Rhode teksa komentoi takimin e Kurtit me ambasadorin francez, Olivier Guerot si dhe përfaqësuesin gjerman, Matthias Conrad.
”Kryeministri Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri/në dialog. Olivier Guerot dhe DHoM-ja ime përsëriti qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratat e fundit të QUINT/BE-së . Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE27. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajcak”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.
PM @albinkurti presented his view on current developments in the north/in the dialogue. @Olivier_Guerot and my DHoM reiterated our clear stance in acc. with latest QUINT/???????? statements. Urgent need to work on objectives of EU27 statement. Full support for @MiroslavLajcak’s efforts https://t.co/wssSaigjqa
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 5, 2023
Lini një Përgjigje