Punëtorët nga jashtë janë shumë të rëndësishëm për Gjermaninë, por ata lënë një boshllëk të madh në vendet e tyre, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Me ftesë të organizatës humanitare Renovabis, Jelena Miqoviq, drejtuese e Qendrës së Këshillimit për të Kthyerit në Caritas Serbia në Beograd, foli në Würzburg për aspektet negative të migrimit për motive punësimi si pjesë e fushatës "Mungojnë. Gjithmonë. Diku. Migrimi për motive punësimi nga Evropa Lindore” - njofton portali i Dioqezës së Würzburgut.
"Çdo vit Serbia humbet një qytet të mesëm”, kështu e përshkruan gjendjen në mënyrë drastike Miqoviq. Vetëm në dhjetë vitet e fundit, nga Serbia kanë emigruar rreth 350.000 njerëz. "Sipas një sondazhi, 80 për qind e të rinjve duan të emigrojnë."
Specialistë të tillë si mjekë dhe infermierë, si dhe inxhinierë dhe specialistë të IT-së, janë në kërkim të një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Edhe tani ka mungesë mjekësh dhe zejtarësh në Serbi.
Gratë e kanë më të vështirë
Situata është veçanërisht problematike për gratë, të cilat shpesh punojnë jashtë vendit si kujdestare ose në sektorin e shërbimeve, thotë Miqoviq dhe shton: "Ato punojnë tre muaj dhe më pas deportohen". Abuzimi financiar e madje edhe seksual është i zakonshëm.
Ndërsa në vendlindjen e tyre konsiderohen si nëna të këqija, kurse fëmijët i quajnë "Eurojetimë”.
Migrimi për motive punësimi është veçanërisht i dukshëm në zonat rurale, thotë Aleksandar Siter nga zyra e Weltkirche në Dioqezën e Würzburgut. Sidomos në zonat rurale nuk ka më të afërm që të kujdesen për të moshuarit, e nuk ka as kujdestarë profesionistë.
Romët nga Kosova shkojnë përmes Gjermanisë në Serbi
Por migrimi nga Evropa Lindore krijon edhe një problem tjetër. Rreth 85 për qind e të kthyerve nga Gjermania i përkasin grupit etnik rom, thotë Miqoviq. Ata tentojnë të hyjnë në Gjermani nga Kosova dhe në fund përfundojnë në Serbi. "Ata nuk e shohin të ardhmen e tyre në Kosovë”, thotë ajo.
Që nga themelimi i saj në vitin 2017, qendra këshilluese Caritas në Beograd është kujdesur për më shumë se 1.400 familje rome. Sipas Jelena Miqoviq, shumica jetojnë në vendbanime ilegale. Dy të tretat nuk kanë asnjë kualifikim shkollor, rreth 90 për qind nuk kanë kurfarë përgatitje profesionale.
Kjo për shkak se në kohën kur ato familje po përpiqeshin pa sukses të merrnin azil në Gjermani, fëmijët mungonin në shkollë me vite. "Shumë ishin në moshën për trajnime profesionale kur u larguan nga Kosova. Por unë nuk shoh asnjë mënyrë tjetër përveç arsimit për t'i nxjerrë ata nga lagjet e varfra.”
"Puna jote" dhe qendrat për përgatitje profesionale
Për këtë qëllim, me mbështetjen e Renovabis, u nis projekti "Puna jote", i cili mbështet të rinjtë për të gjetur një vend pune ose për t'u vetëpunësuar. Miqoviq flet për dyqanin online të një gruaje serbe nga Banja Luka (Bosnjë-Hercegovinë) që ndihmon kompanitë të zgjedhin punonjësit. "Ne mbështetëm trajnimin dhe rikualifikimin, ngritjen e punëtorive të gomës dhe salloneve të bukurisë," thotë Miqoviq.
Në të njëjtën kohë, në Maqedoni, për shembull, u formuan "qendra arsimore”, dy prej të cilave sponsorizohen nga "Renovabis”. Në këto qendra familjeve rome u ofrohen takime dhe kurse private, me qëllim krijimin e një perspektive më të mirë...
Caritas me projektet e tij dëshiron të krijojë një perspektivë për të qëndruar në Serbi. "Dua që të gjithë të qëndrojnë”, thotë Miqoviq.
"Njerëzit vijnë në Gjermani sepse ne kemi nevojë për ta. Por ne duhet t'u ofrojmë punë me kushte njerëzore," shpjegon Siter. "Apeli i Mynihut" i Renovabis mund të ndihmojë që migrimi për motive punësimi të jetë i drejtë.
Ndër të tjera, kërkon kompensim të drejtë për vendet e origjinës për shkak të humbjes së fuqisë punëtore, pagë të barabartë me punonjësit vendas, si dhe zgjerimin e ofertës së këshillimit për të ardhurit, shkruhet edhe në portalin e Dioqezës së Würzburgut.
DW
Thefshit qafen,ju me gjithe ata !Kush ua ka fajin shkijeve dhe shtetasve te Arnautistanit qe votojne per idiotet-diktatore?
Ashtu kështu gjysma e Serbisë janë romë apo "cigani", prandaj le të shkojnë gjithë romët e Ballkanit atje. Shkoi për lesh Serbia.
Kjo gje eshte nje lufte ne heshtje , dhe sidomos per nje vend si ne, qe nuk jemi as 2 milion tashme, per vende te vogla si shqiperia emigrimi eshte me i keq se lufta, se te ikin gjithe rinia , forca punetore, dhe cdo gje vjen pastaj me radhe , femije qe lindin , gjithmone e me pak, se shume ikin dhe pak jane ata qe kthehen, dhe pastaj zvendesohen me rraca te botes se trete, dhe qe bejne nga 5 apo me shume femije, dhe mos u cudisni fare kur ne nje te ardhme jo shume te larget, te jemi pakice ne vendin tone, te pakten disa vende ne ballkan i kane me shume, se 10 milion banore , tek keto vende nuk do ndihet shume ne te ardhmen, por per ne , do te jete vertete nje katastrofe, se jemi shume vend i vogel, dhe do zhdukemi si komb ne nje te ardhme. Ky gabim qe po bejne punedhenesit shqiptar , qe po sjellin kaq shume te huaj , ne shqiperi do na kushtoje shume , ne te ardhmen, sepse sic e thashe keta punedhenes harrojne qe ne jemi nje popullsi shume e vogel, nuk jemi gjermania qe jane 100 milione dhe nuk zhduket rraca.

Po mire mo zotni ca krahasime trapi ben dhe pse na i beni krahasimet me Serbine?? E para Serbia eshte me lart se ne. E dyta ca eshte ky lloj gezimi makaber. Meqe po i digjet shtepia komshiut ska gje le te digjet dhe e imja thoni ju. O vari lesht
prapa diellit ! Nuk na ha malli per ta