Dy kërkesat e Listës Serbe për marrjen pjesë në zgjedhjet e reja në veri të Kosovës

5 Qershor 2023, 09:44Rajoni TEMA

Dy kërkesat e Listës Serbe për marrjen pjesë në

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë të hënën se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në veri, kur t’i plotësohen dy kushte.

Ajo ka thënë se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës, dhe që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, shkruan REL.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Lista Serbe i ka bojkotuar zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç – dhe as nuk i njeh kryetarët e rinj shqiptarë.

6 Komente

  1. a
    astrit

    Nuk e di ata perfaqesuesit e SHBA dhe Europes a i kane pare filmat vizatimor Tomi e Xheri. Mallin e tyre po me nxjerrin!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Eshte koha per te pritur o xhelatet e njerezimit.Qe e keni perkrahjen e plote te nderkombetareve kete po e kuptojne edhe zogjet neper therra.E keni ne gjak uzurpimin e e trojeve shqiptare,edhe me pare gjate shekujve te kaluar keshtu keni vepruar,tani haset ne nje rezistence serioze,eshte rezultat i atyre shekujve qe po len mbresa ,dhimbje per te paret tane,,por po krijohet edhe nje urrejtje e bazuar gjithmone ne fakte,qe rinine,popullin tone do te keni gjithmone armik te perbetuar,kete fryme ju po e krijoni.Nderkombetaret,po veprojne 100%Si hienat rusoserbe,perse?kush lejon n turbullira padrejtesi te ketilla ne dhtetin e vet ,per trojet e veta?Ne shekuj na keni demtuar ,te njejte jeni akoma.A thuaj do gjvishet nga mekatet e veta europa per te gjykuar drejt e mire?Per zgjedhjet fuhet kushte ,kushtet i krijon Qeveria aktuale,egzistojne ligje ,norma duhet zbatuar Kushtetuta dhe vullneti edhe i shumices...nga te shkojme dhe nga te vemi ,fati i zi na troket.Ndergjegjesohu oj bote zuzare....

      Përgjigjjuni
      1. s
        shkavella!

        Perveç kerkesave ,a mos keni edhe ndonje deshire muzikore ?Iu jep Albini te trashte e babes Sulë !

        Përgjigjjuni
        1. I
          Istor Jani

          Ja pra, zgjedhje nuk do kete!

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            Eshte njesoj sikur partia e shqiptareve te Lugines se Presheves ne Serbi ti veje keto kushte qeverise serbe. A e imagjinoni se si mund te reagoje Beogradi . E tha mire z. Kurti , pak a shume, se me mire te kemi te zgjedhur me pjesemarrje te vogel por legjitime se sa te zgjedhur pa legjimitet. Zgjedhjet u konsideruan te lira e demokratike nga vete Europa, e cila tani per ti bere qejfin Serbise dhe duke u tallur me te porsazgjedhurit, thote te behen edhe njehere zgjedhjet, per te cilat Lista Serbe na vendoska edhe kushte. Jo perfundimisht, zgjedhjet u bene, pasi ju braktiset vendin e punes, po punoni per destabilizimin e rajonit ( te inkurajuar dhe paguar nga Serbia ) , zgjedhje keto te shtyra njehere mbas insistimit tuaj. Vendi nuk mund te vazhdoje me gjate pa u qeverisur, banoret pa paguar energjine dhe bandat te vazhdojne te pashqetesuara kontrabanden.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              Neqoftese do te krijohet Asociacioni ne Mitrovice a nuk kane te drejte shqiptaret ne Preshevë dhe Bujanovc apo edhe ne Nish te kerkojne edhe ata Asociacione ,po Vojvodina e hungareze .Perse vetem Serbet paskan te drejte te krijojne te tilla qe me pas vetem sherr prodhojnë,shikoni ne Bosnjen se çfarë ndodh.Kosova duhet te marre siguri qe Asiacioni te mos kete asnje lloj varësie nga Serbia por te drejte si çdo minoritet ne bote.Qe me Enverin ii dhane te drejta dhe sot edhe me shume minoritare e grek e na dalin sot se duan te helenizojne vende qe nuk ka minoritare

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje