Avokati serb: BE-ja të shtypë dhunën në Serbi, Vuçiç krijoi vend antieuropian

4 Qershor 2023, 14:50Rajoni TEMA

Avokati serb: BE-ja të shtypë dhunën në Serbi,

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq reagoi pas protestës së djeshme në Serbi, ku mes serbëve nacionalistë valoi flamuri rus dhe parulla propaganduese si “Kosova është Serbi”.


Ai tha se nuk do të jetë më pjesë e protestave në rast se edhe njëherë protesta antidhunë në Serbi do të marrë kahje antievropiane.

Stojkoviq deklaroi se është kundër presidentit serb, Aleksandar Vuciçit, të cilin e akuzoi se e ka shndërruar Serbinë në një vend antievropian.

“Unë po protestoj PËR VLERAT E BASHKIMIT EVROPIAN, që do t’i mundësojë vendit tim të shtypë dhunën dhe të krijojë një atmosferë sociale në të cilën vrasja e fëmijëve nuk do të përsëritet, të cilat vlerat e BE-së nënkuptojnë që të kemi programe televizive normale, demokraci, të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira, mediat e lira, stabiliteti ekonomik, shtypja e korrupsionit, shtypja e organizatave ekstremiste, ndëshkimi i banditëve në rrugë… etj.

Unë po protestoj KUNDËR Aleksandar Vuçiçit, i cili është e kundërta e kësaj, që krijoi një vend antievropian”, shkroi ai në Twitter.

2 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Po si ka mundesi Serbia vend anti-europian, atje drjeton shoku i ngushte j hajdutit Rama. Patjeter fajin e ka Kurti , Ai i ben te gjitha .looool

    1. R
      Rrnofte LEXHENDA !

      Mond TROPJANI ! Vucici eahte vella i Sali Vuk Karaxhixhit

    Lini një Përgjigje