Frankfurter Allgemeine Zeitung: Kush po bën lojë mashtrimi në Kosovë?

5 Qershor 2023, 16:14Rajoni TEMA

Frankfurter Allgemeine Zeitung:  Kush po bën lojë mashtrimi në

Nga Michael Martens, Frankfurter Allgemeine Zeitung

Derisa lufta ruse në Ukrainë po vazhdon, Ballkani Perëndimor po tërheq sërish shumë vëmendje në Evropë. Mirë boll. Një konflikt i ri në oborr të Evropës, Evropë Juglindore, është gjëja e fundit që i duhet perëndimit tash. Për dallim nga vitet 1990, kur luftërat jugosllave përbënin sfidë për politikën perëndimore e me të cilën e kishin të pamundur të merreshin, rajoni është fatmirësisht kryesisht i qetë këto kohë.


Por, ka një rajon në Ballkan ku përleshje të dhunshme dhe gjakderdhje kanë ndodhur vazhdimisht gjatë viteve të fundit.

Ky është veriu i Kosovës i populluar nga serbë, ku qeveria e Kosovës ka veç influencë të kufizuar. Shumica e njerëzve të asaj ane ndihen se i përkasin Serbisë fqinje dhe s’duan të kenë asnjë punë me Kosovën.

Përplasjet e fundit, në të cilat 30 ushtarë të KFOR-it dhe dhjetëra serbë tjerë të dhunshëm ishin lënduar, janë rezultat i këtij konstelacioni.

Justifikime pompoze

Në vitin 2013, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, u pajtuan që të normalizonin marrëdhëniet e tyre.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje ishte obligimi për Kosovën që të lejonte komunitetet dhe enklavat me shumicë serbe që të bashkoheshin, në atë mënyrë që popullësia lokale të merrej vetë me punët e veta të përditshme – prej mbledhjes së mbeturinave e deri te kujdesi shëndetësor.

Megjithatë, kjo është ndaluar nga Kurti me justifikime pjesërisht të dobëta. Ai pretendon që Asociacioni serb i komunave ushqente farën për një ndarje të mëvonshme të këtyre zonave nga Kosova.

Sipas Kurtit, Vuçiqi nuk është i shqetësuar për vetë-qeverisjen e serbëve të Kosovës, por me pushtetin që ka ndaj tyre. Sapo të bëhej Asociacioni i komunave, Beogradi do të provonte ta kthente në një Republikë të serbëve të Kosovës, që më vonë do t’i bashkohej Serbisë.

Por, përtej faktit që enklavat serbe në jug janë të rrethuara nga vendbanime shqiptare, e s’mund të ndahen lehtë nga pjesa tjetër e Kosovës, qeveria e Kosovës ka fuqi që ta heqë atë instrument nga Vuçiqi. Modele të Asociacioneve (të pranueshme) pa dyshim janë të imagjinueshme, që do të lejonte pakicën serbe që të vetë-qeverisjen pa rrezikuar shtetin kosovar apo pa promovuar rrezikun e ndarjes. Plane të tilla mund të bëhen nga Kurti në bashkëpunim me shumë të respektuarin Komision i Venedikut në Këshillin e Evropës, një trup ndërkombëtar me ekspertë ligjorë. Meqë Kurti e refuzon thjesht idenë e një asociacioni serb të komunave, atëherë autokrati Vuçiq në Beograd e ka më të lehtë planin e tij për ta destabilizuar Kosovën dhe për ta fajësuar Prishtinën për një gjë të tillë.

Kjo nuk është në interesin e Kosovës e as të Perëndimit.

11 Komente

  1. F
    Fatmiri

    Lojen sot po e ben Vucic dhe Kurti.Si politikane pa vizion sperdredhin termat e nacionalizmit konfliktual.Habari,lijcaky,bernuti vetem seder pune nuk kanw.Shkojne sa me la gojen e shefave te tyre..

    1. ÇEKIÇI

      SUPER MASHTRUS NË KOSOVË ËSHTË ALBIN KURTOVIÇI

      1. T
        Torino

        Kujtohuni cilet ka miq ne Shqiperi Alpini(ah me falni albini)

        1. S
          Shkrim qe mbeshtet copetimin e Kosoves

          Kurti ka te drejte. Kur serbet te lejojne asociacionin e komunave shqiptare ne Serbi atehere mund te krijohet edhe asociacioni i komunave serbe. Por, ate qe gjermanet nuk e dine dhe nuk duan ta pranojne eshte se: 1) nuk ka asnje baze gjeografike ose historike per krijimin e asociacionit te komunave serbe, 2) nuk ka komuna serbe e komuna shqiptare, komunat jane te gjitha shqiptare, 3) Gjermania bashke me fuqite e tjera te medha te asaj kohe perfshire Britanine, Rusine, Austro-hungarine, Francen, dhe Italine e kane copetuar Shqiperine ne 1878 dhe 1913. Tani, cfare m.tin kerkojne me!? Qe ta bejne zhele fare! Eshte e turpshme qe keta qe e copetuan Shqiperine tani jane bere bashke dhe kerkojne te kenaqin epshet e Serbise dhe ti japin asaj edhe nje kofshe tjeter nga trupi shqiptar. Mjaft eshte mjaft, maskarenj! Kurti ka te drejte.

          1. N
            Noci

            Po nuk u punua paqesisht me komunitetin serb duke ja bere te ditur qe ajo toke ku banojnë Serbet nuk do t'i kthehet kurre me Serbise ,aty nuk ka paqe sepse Albini mendon t'a zbatoje kushtetuten me force kur edhe nuk e ka me ata pak policet duke vene ne pozitë te keqe edhe KFOR i.Asnjehere nuk ka patur kaq te keqija ne veri se sa me Albin Kurtin i cili nuk eshte bashkepunuese as me opoziten e jo me te huajt qe e mbroje.Ai me shume ndihmon Vuçiçin se Kosoven duke u justifikuar me sovranitetin dhe duke bere veprime force

            1. A
              Aldrin

              Mikal Martenzi qenka shoku i Meros. U dhimbset Serbia dhe Vucici

              1. C
                Cife Burreli

                "Mashteues i madh "ky Kurti.Dhe me keq"shkeles i te drejtave te minoriteteve".Ai duhet derguat ne Hage per shkelje te te drejtave te njeriut....Me falni ,si thate?Te drejtat e shqiptareve?-Jane zgjidhur,vetem shqiptaret e kosoves Jane pa' te drejtat.Ata Jane "zemra e Serbise"dhe te drejte per shtetautonom nen serbi do ta marrin.Kjo eshte perspektuva,e ardhmja.Vetem keshtu rivendoset paqja ne kosove.

                1. A
                  Aanlisti

                  Nuk diskutohet, dy vëllëzërit e njëri në Beograd e tjetri në Prishtinë bashkë me NON GRAT-a në Shqipëri.

                  1. n
                    nga fisi Tabaku, Tirane

                    O shqiptare kudo ndodheni, a e degjuat se si NON GRATA i Shqiperise nga Amerika dhe Anglia, super krimineli Sali Berisha foli ne mbrojtje te Albin Kurtit ne Parlament sot, ku i gjithe teksti i Doctor Vdekjes ishte me drejtim kundra Amerikes dhe Perendimit ne cdo fjale. Pra, kuptohet lehte se kush e nxit Albin Kurtin qe kur ky ishte Deputet dhe hidhte tymuese ne cdo seance te Parlamentit te Kosoves, si dhe tani qe eshte Kryeminister. Prandaj, Amerika dhe Perendim ka kohe qe dyshon te Albin Kurti, i cili eshte nje ekstremist Majtisto-Nacionalist, qe per mesues udherrefyes ka padyshim Doctor Vdekjen e Shqiperise Sali Berishen, nje super komunisto-mafioz qe dhe vete Mafia italiane e ka zili per faktet e panumerta te vjedhjeve dhe vrasjeve, qe nga hypja ne Pushtet ne 1992. Tashme e sigurte qe Amerika dhe Perendimi e kane shume te qarte se, cfare duhet bere me monstra te tilla ne radhet e shqiptareve si ne Shqiperi dhe Kosove.

                    1. t
                      tetovari2

                      Si duket Temës ose Meros nuk i vjen për shtati komenti im,prandaj nuk e boton!

                      1. d
                        demo

                        Po te kishte mesues Berishen,Albini do shiste Veriun tek Serbia,ashtu si shiti nafte Saliu tek Bullatovici,..P te kishte mesues Saliun do sajonte Zajednica si shiti Saliu Detin tek Greqia.

                        Lini një Përgjigje