Kryeministri kroat mbështet Kosovën: Serbia të tërhiqet dhe të kërkojë falje

1 Qershor 2023, 17:20Rajoni TEMA

Kryeministri kroat mbështet Kosovën: Serbia të tërhiqet dhe

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç thotë se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës dhe ta njohë si shtet të pavarur. Gjatë fjalës së tij në forumin e sigurisë Globsec 2023 që po zhvillohet në Bratislavë, Plenkoviç tha se mes dy shteteve duhet të normalizohen marrëdhëniet.

“Mendimi ynë për Kosovën, para së gjithash, dëshirojmë të shohim stabilitet, paqe dhe zgjidhje të shpejtë të këtij incidenti që ndodhi disa ditë më parë ku u plagosën disa pjesëtarë ushtarakë të KFOR-it, kjo është e para”, tha Plenkoviç.

“E dyta është se ne jemi të vetëdijshëm për situatën delikate të ekuacionit përfundimtar të situatës së Kosovës. Mënyra se si unë e kuptova në shumë aspekte qëndrimin e lidershipit të Kosovës është si vijon në raport me Beogradin, apo me Serbinë në përgjithësi, dhe do ta përmbledh në tre fjalë; kërkim falje për agresionin e Millosheviçit, njohje, dhe pastaj normalizim. 

Me pak fjalë ky është qëndrimi që ne të gjithë mund ta nxjerrim nga baza e qëndrimit të Kosovës, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Në të njëjtën kohë që cilido lider politik në Serbi që do e njohë Kosovën, nuk mendoj se ka shumë perspektivë karriere në politikë atje. Kjo e bën zgjidhjen shumë të komplikuar”, tha ai.

Ai bëri thirrje edhe që situata të qetësohet në veri. “Ta lëmë të kaluarën në të kaluarën dhe gjithçka do të jetë mirë në të ardhmen”, shtoi ai. 

“Pra, ajo që duhet të bëjmë është të lehtësojmë bisedimet, të qetësojmë situatën menjëherë dhe të gjejmë zgjidhje se si pjesa veriore e Kosovës, ku serbët janë shumicë, të cilët bojkotuan zgjedhjet kohët e fundit, mund të marrin pjesë në procesin demokratik, kjo është thelbësore, pa pjesëmarrje në procesin demokratik nuk po dërgoni sinjale të ndërtimit të besimit dhe bashkëjetesës në një pjesë shumë të vogël të vendit”, shtoi ai.

Protesta e serbëve në veri nisi të premten dhe nuk munguan as përleshjet me policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, 30 prej të cilëve mbetën të plagosur.

5 Komente

  1. e
    emigranti

    Le te mesojne e te marrin shembull nga fjala e kryeministrit kroat ne mbeshtetje te qeverise kosovare, kryeministri Edi Rama dhe opozita kosovare.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Ne nuk po marrim vesh ca behet. Ky Kroati eshte gje Kryeministri i SHqiperise qe i del ne perkrahje te Kosoves dhe kunder Serbise, Se Rama dihet qe rogen e merr nga Shqiperia si kryeminister , por i sherben Serbise . Rama nuk eshte kryeminister i Shqiperise, por sherbetor i Serbise . Bravo Kryeminsitri Kroat ! Ky duhet te perfaqsoje edhe Shqiperine, dhe Rama te shkoje ne Serbi.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jugu

      Po Kosoven nuk po e perkrah Kryeministri i shqiptareve, faqeziu Rama. Kjo eshte tragjike dhe komike ne te njejten kohe. Rama perkrah Vucicin kurse ky miku Kosoven. Hajde politike hajde. Hajde popull shqiptar qe voton nje gamor si Rama hajde.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leonidha

        Njerez me dinjitet dhe korrekt. Duhet vleresuar ky reagim i Kroacise ne kete situate te veshtire. Miku njihet ne dite te veshtira.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berti

          Nderhyrje e guximshme, Kroacia flet te verteten. Rama po ben nje figurë tejet të keqe duke e lene Kosovën te vetmuar. Ne ketë moment tragjik kur gjithë komuniteti ndërkombëtar po mbeshtet Serbinë, Shqiperia si shtet meme duhet te ishte e para ne mbrojtje të Kosovës! S'ka rendesi se ka Kurtin apo ndonjë tjetër në pushtet... e ka zgjedhur gjithmonë populli kosovar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje