Shqiptarët protestojnë në Mitrovicë, policia bllokon urën e Ibrit

1 Qershor 2023, 13:22Rajoni TEMA

Shqiptarët protestojnë në Mitrovicë, policia bllokon

Pavarësisht thirrjes së bërë nga policia e Kosovës, dhjetëra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në protestë në Mitrovicën e Jugut afër Urës së Ibrit.

Organizimi i tyre është bërë për të protestuar për situatën në komunat e veriut. Por policia e Kosovës kërkoi që shqiptarët të mos marrin parasysh këto thirrje sepse kanë prejardhje të dyshimtë.

Të njëjtën thirrje e bëri edhe ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla. Policia ka vendosur një kordon sigurie për të mos lejuar lëvizjen e qytetarëve në zona të tjera.

Lini një Përgjigje