Vuçiç: Kosova t’i tërheqë "kryetarët e supozuar" që të ulen tensionet

1 Qershor 2023, 11:05Rajoni TEMA

Vuçiç: Kosova t’i tërheqë "kryetarët e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i tërheqin, siç i quajti ai “kryetarët e supozuar” nga komunat me shumicë serbe në veri, për t’i ulur tensionet që kanë shkaktuar dhunë.

Duke folur pas mbërritjes në një samit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, Vuçiç tha se një hap i tillë do të ishte “lëvizja më e fuqishme” për zgjidhjen e krizës.


Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se nuk pret takime të lehta me udhëheqësit evropianë në Moldavi.

 

“Është e rëndësishme që ne të përpiqemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha mes tjerash presidenti serb.

2 Komente

  1. K
    Kte Peder kan me e Vra Patriotet ...

    te terheqin kte zvarre do ishte vertet menyra me efikase me ul te gjhitha tensionet qe ngriti artificialishte kuraci serb vucco

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Nuk ka faj ky, fajin e ka perendimi qe e len me hedh valle si t'ia kete qefi. Viktima eshte gjithmone fajtore, sidomos kur i mbijeton xhelatit, ky eshte rregulli! Serbia nuk la krim pa ba dhe nuk pagoi asgja, pekundrazi perkedhelet dhe paguhet. Ne (shqiptaret) nga ana tjeter jemi me faj se mbijetuam dhe nuk po i nenshtrohemi xhelatit te vjeter serb dhe padroneve te rinj nga perendimi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje