700 trupa rrugës për në Kosovë, Stoltenberg: Gati të dërgojmë më shumë

1 Qershor 2023, 10:24Rajoni TEMA

700 trupa rrugës për në Kosovë, Stoltenberg: Gati të

NATO është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e këtij vendi, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese, janë tashmë në rrugë për në Kosovë.

“NATO-ja do të mbetet vigjilente. Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të qetësuar dhe ulur tensionet”, u tha Stoltenberg gazetarëve në margjina të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

1 Komente

  1. C
    Cdo te thote nji Show i tille qe luhet me Kosoven

    Ja pra , me ne fund e qiten fytyren e vertete

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje