Ministri i Jashtëm serb zbulon porosinë e SHBA-së për Kurtin

1 Qershor 2023, 12:20Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm serb zbulon porosinë e SHBA-së për Kurtin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë porositur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë më herët se si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet t’i kryejnë të gjitha obligimet e marra gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.


“Prishtina është mësuar të jetë e preferuara e Perëndimit dhe nuk është përballur me kërcënime deri më tani. Këtë që e kanë thënë amerikanët, nuk mund ta dëgjoni nga goja e evropianëve”, tha Daçiç për televizionin serb Prva.]

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta, ai vlerësoi se tensionet në veri të Kosovës janë shkaktuar nga “veprimet e njëanshme të autoriteteve në Prishtinë”.

“Prandaj tani, në vend të normalizimit në Kosovë, kemi përshkallëzim të dhunës”, tha Daçiç.

Ai shtoi se zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë zgjidhje, por se tani “është më e rëndësishme të qetësohet situata”.

Komuniteti ndërkombëtar diplomatik, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francës, si dhe vendet tjera të shteteve të QUINT-it, e kanë bërë Qeverinë e Kosovës fajtore për tensionimin e situatës në veri të vendit.

7 Komente

  1. t
    tema e vuqiqit

    O tema,keni bo miliona euro duke u paguar me dinare

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adi

      di gje ku meren kto dinaret te mar dhe un ca

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

        Fazlliçi I Salise. Mjere ky vend.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Taraboshi

        U kthye tema ne gazete pro Serbe Jep lajme cfare thote Dacic e Vucic kunder Kosoves

        Përgjigjjuni
        1. L
          Love Kosova

          Ky Dacicka qejf te jete shqiptar! Nuk behet pune me bandat e Vucic or ti "serb" i Prizrenit qe je ba minister i Vuces. Vucja thone eshte me gjak pjeserrisht shqiptar! E ka kollaj neser, or Prizrenas! Te te fus gishtin e mesit! Mos i jep gojs, or ti! qe di shqip se pari dhe pastaj serbishte se dyti! Mos u beje legen!

          Përgjigjjuni
          1. d
            daci eshte nji psikopat

            shko e nenshtroju ndonji terapie psikopati daqiq qe flet brockulla saher del

            Përgjigjjuni
            1. X
              XXXL

              Kosoven po e leshojne nje e nga nje te gjitha shtet, me rendesi ka per ta Serbia nje shtet kriminal qe kerkojne t'a shkepusin nga Rusia. Politike shkerdhate.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje