Kurti flet për situatën në Veri: Nuk e dorëzojmë republikën tonë te këta fashistë

31 Maj 2023, 12:06Rajoni TEMA

Kurti flet për situatën në Veri: Nuk e dorëzojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pranishëm në forumin e Bratislavës tha se situata në Veri nuk është rrjedhojë e protestave të qytetarëve por njerëzve të armatosur me simbole të Rusisë.

Kurti tha se do ishte shumë mirëkuptues nëse banorët serbë të komunave veriore do të protestonin paqësisht për të kërkuar përsëritje të zgjedhjeve.

Por, shtoi se qeveria e Kosovës nuk do ta dorëzojë kurrë republikën demokraatike tek fashistët që dhunojnë policinë dhe thërrasin “vrite, vrite”.


“Policia jonë po bën një punë profesionale të ndihmuar nga aleatët tanë. Kanë vokacion perëndimor, i dinë shumë mirë të drejtët e njeriut dhe nuk ka shkelje. Në këto komuna kam dhënë urdhër që nënkryetarët të jenë serbë, pra kryetari shqiptar i zgjedh nënkryetarët e vet.

Ajo që po ndodh në Veri është se koncepti i tyre për botën serbe po reflektohet në vendin tonë. Po ju bëj një pyetje, që nuk është retorike: Nëse këta komunarë nuk shkojnë në zyra, kush duhet të shkojë në këto zyra që janë bosh? Nuk janë protesta, por turma me shkronjën Z që thërrasin ‘ubi ubi’, pra ‘vrite vrite’.

Nuk e dorëzojmë republikën tonë tek këta fashistë. Nëse qytetarët e këtyre komunave do të bënin protesta paqësore për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në Veri do kishin mbështetjen time”, tha Kurti.

4 Komente

  1. k
    k

    Do e dorëzosh si çeço sikur të largohen Kfor dhe USA , dhe atherë do e shohim trimerine tënde pas gardhit .

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ujku Plak

      Kurt bq ate do qe te ik USA ????????, dhe BE. Futet Serbi me arsyen qe do luftoi Terroristat Islamik, dhe Kurti shperblehet nga Serbia per Sherbimin qe beri.Serbia ka investuar shume ne Kosove qe te ndertohen Xhamiat, perfitoi nga Injoranca e Kosovareve ( jo te gjithe) dhe i eci per bukuri plani.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceshtja eshte Fashistizimi i Politikes Nderkombeta

        k, e rrespektoj shpesh komentet e mendimin tend ,por te lutem dua t'ju them se ktu ne kte koment gaboni ! _ S'kam per qellim aspak te Mbroj Kurtin (s'kam asnji arsye ta bej ate ,sidomos pas Lidhjes se tij me salih B e ilir metajn DyArmiqte e kombit Shqiptare ) - pooooooooor _ nuk duhet ta shikojme Kurtin edhe ne kte Situate e cila s'eshte aspak e krijuar prej tij si Albin (por vete Politikes Nderkombetare ) por referohemi Krizes se Momentit , Nervit te Castit ! ____ Pra , korrekte do ishte mos te fokusohemi ke Figura e A. Kurtit por ne Ceshtjen ,ate qe ndodh ne Terren . _ Nuk mundet te fajesohet Kurti , pasi Politika Nderkombetare e futi Kosoven ne kte Kurth duke u zbythur vet (si Regjizore i asaj qe ndodh ne Terren ne Veri te Kosoves ) ne Rolin e Gjykatesit ! _ Nuk dua te zgjatem ,por gjithcka ndodh sot ne Politiken Nderkombetare vs Kosoves s'eshte Korrekte , dhe se kjo Politike Apatejdi e fshehur nen Tone Drejtesie e Zgjidhje ne te tilla Forume ,nuk ndryshon aspak nga ajo Politike e Arrogances prej te Forti ,kur degjon Pyetjet qe i drejtohen Kurtit nga Pyetesit te cilat jane Tendencioze me nji Karakter aspak Miqesor e qe kerkojne veretet Zgjidhjen e Problemit por te Formuara ne menyre te tille qe e vene Kurtin me shpatulla mbas Murin , sikur duan ta pushkatojne , madje duke e Shantazhuar e Kercenuar Kosoven me Heqjen e Vizave dhe Izolimin Nderkombetare ____ ne nji Konktekst te njejte me ate Politike qe Nderkombetaret kane zbatuar deri me sot ne Kosove ,per ta sjelle ,ne kte Krize qe jetojme sot ,ku dallohet qarte nji Politike e njianeshme ne mbeshtetje te interesave te Serbise Kriminele . Kurtit sot ne kto Deklarata duhet t'I referohemi jo nga ai Pozicion qe e shtyjne Opinionin _Politika Nderkombetare e cila nen sulmin ndaj Kurtit fshehin Politikat e tyre kunder Kosoves , ku Albin Kurti ,perdoret si Alibi . _E fundit do thoja se : Kurti si cdo shqiptare eshte nji Njeri i Lire i ksaj Bote dhe ka te drejten e gjthe Botes te shprehi ate qe ai mendon sot para gjithkujt qe e shikon e mendon se Askush prej tyre /Te Huajve te Forteve ) sot ,s'mundet te thote ate cfar ndjen e mendon ,nqs ata s'deshirojne ,por ti shkosh atyre pas si qeni i lidhur ne litarin e Padronit .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          cdo te thuash me kete? nqs nuk mbron dot veten si komb ath nuk meriton egzistencen.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje