Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” raportet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për AFP-në, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë.
Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të saj, por marrëveshja ende nuk është zbatuar.
“Ne duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë”, tha Kurti. “Por, normalizimi i raporteve me një fqinj që ka regjim autoritar dhe që nuk të njeh, dhe po ashtu nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është shumë i vështirë”, shtoi ai.
Tensionet mes dy vendeve vazhdimisht janë të larta dhe një rikthim i trazirave do t’i ofronte Rusisë mjete për ta destabilizuar Kosovën.
“Ne kemi një marrëveshje për normalizim”, tha Kurti duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2023, të arritur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Ne duhet ta zbatojmë, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes shteteve, të paktën njohje de facto”.
Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Por, për të rinisur dialogu, Serbia “duhet ta dorëzojë Millan Radoiçiqin”, tha Kurti, duke iu referuar ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023.
Kurti tha se shpreson që “BE-ja, Franca dhe Gjermania do t’i bëjnë presion” Serbisë që ta dorëzojë Radoiçiqin, ndaj të cilit dhe disa personave të tjerë Kosova ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë.
Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel, teksa bisedimet në nivel kryenegociatorësh kanë vazhduar, por nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.
Serbia po ashtu nuk ka ndërprerë raportet me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe Beogradi varet nga energjia ruse.
“Ka shumë lidhje” mes dy shteteve, tha Kurti, dhe nëse Rusia vendos ta destabilizojë rajonin, “në marshin e saj drejt Evropës Perëndimore, mund të llogarisë në Serbinë si aleat. Dhe, kjo është shqetësuese për shtetin tonë. Por, ne po punojmë me partnerët tanë për të parandaluar një gjë të tillë”.
Kosova, që shpreson t’i bashkohet NATO-s, së voni ka hequr tarifat ndaj produkteve amerikane dhe është pajtuar që të pranojë deri në 50 migrantë nga shtetet e treta që do të dëbohen nga SHBA-ja. Deri më tani, në Kosovë ka arritur vetëm një migrant.
“Nuk po kërkojmë asnjë ndihmë financiare në këmbim”, tha Kurti. “Ne po e bëjmë këtë për të ndihmuar SHBA-në, që është partnerja, aleatja dhe mikja jonë”, shtoi Kurti, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e arritjeve të marrëveshjeve të ngjashme edhe me vendet evropiane.(REL)
E more mashtrues të njohim që nga 1995 dhe mos mendo që nuk e dimë se ti dhe Vuçiq luani me të njëjtat karta dhe e keni kthyer çështjen e kombit dhe shtetit në trampoline për interesa tuaja dhe të regjimit sllavo komunist. E tash shit pordhë dhe ndonjë ditë.
Pse thua shume i veshtire mardheniet me Serbine , ti mor Al Bin mardheniet i ke te shkelqyera ku 85 % importon nga Serbia .
Krejt e sakte, dardanet e LVV ushqehen nga Serbia, edhe trunin jua kurdis Serbia, ene ondrat i shohin me Serbin n'zemer, e cfaredo tjeter gjo vec i lidh ata me Sebine.
Kjo eshte propaganda e radhes e kurrcit, dikur thoshte se me vetevendosjen do bahet bashkimi kombetar, e une si shum shqiptar nuk e besoja ate parolle sepse kur shikoja gjithe ata udbash ne qeveri e presidence isha i sigurt se drejt serbise shkonim dhe ashtu u ba presednikja e bija e milicit te mullosheviqit kurse kryetar i kucendit magjupi dimal basha dhe tashme nga thirrja bojkot i mallrave serbe kurrci me udbashet e vet importojne mbi 90% te nevojave te vendit nga serbia kurse nga shqiperia ka vendosur jo vetem dogane por edhe ndalesa shum her, dhe nese edhe tash kur ka gjithe ata udbash e greken dejon mihajli qe dite e nate punojne per serbine e paska te veshtire ateher kur do ti normalizoje marredhenjet! Kur te bahet komandant i vuqiqit si kadirovi qeqen me putinin a?
Jo se Albini eshte njeri i persosur ,perfekt ,ai gabimin e vet e beri ndaj krereve te UCK-ese te lavdishme,ai nuk ju bashkua zerit ,protestes ne Prishtine ,Triane ,Shkup ,e tere kjo eshte e pa faleshme..Por rruga vazhdon..I lexoi komentuesit te cilet jane shume te zellshem me bindje ,sherbim rusoserb koke e kembe.Kjo eshte shume e rrezikshme se ne kombin tone fryjne erera te rrezikshme me ndikime te armikut shekullor.Ketu duhet te distancohemi sepse ju shkruani ploteurrejtje kjo qe eshte VETI e popullit tone ,kjo eshte me se e tmerrshme.Qendrimi iAlbin Kurti,Presidentes Vjosa Osmani ,jane heroike kembengulese per te miren e Republikes se Kosoves.Qe me armikun nuk ka marreveshje,besim te nderdjellte ,kete e thone edhe nderkombetaret,e thone edhe figura amerikane qe e kane ledhatuar,e kane toleruar edhe atehere kur rusoserbet hyren ne Veriun e Mitroveces,me armatim per te destabilizuar RK,atehere kur policin Afrim,kur kidnapuan,atehere kur ehodhen ne ajr ,kanalin me uj ...sae sa vepra te tjera kriminale te serbise fashiste i jane toleruar.Sipas ligjit nderkombetar ,keto jane vepra te pa vjetruara dhe duhet pergjegjesi,Shtrohet pyetja-cfare valle mund te bej Albini?.Ne nuk kuptojme se edhe ne Oher,ne Bruksel ne Washington!vucici i ka perbuzur vendimet aktet me te larta me nderkombetaret.?.duhet te vjellim vrere per rusoserbet qe e duan Republiken e Kosoves ta destabilizojne,kete e arrijnd edhe me monedha flori,dhe te verberit tecmendurit CMENDEN.Kujdes ku e leshoni ujin ne cilin mulli ,bluhet drithi o te mjere...
Mir zotni Flamur sipas teje çfar duhet te bajne shqiptaret me ata qe ishin dhe vazhdojne te jene kunder uçk-s! Sikur nuk shkon edhe kunder uçk-s edhe se kurrci dhe mender presednike po bajkan me te miren per kosoven! Komentuesit mund edhe te gabojne edhe te jene pro rusoserb siq thua ti por ama ata nuk mund ti bajne kurre nje te keqe kosoves sa i ka ba kurrci,ata te vetmen te keqe e bajne qe voten i japin rusoserbeve dge ate me vetedije qe te vazhdon puna siq e do serbia, kurse kurrci vazhdon kunder uck-s ashtu si edhe serbia kunder shqiperise, kunder amerikes e europes.