
Dy kërkesa i paraqiti përfaqësuesve të KFOR-it kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri.
“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë ata veten – të cilët janë të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe të drejtojnë njerëzit e tyre. Po kështu, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, deklaroi Rakiç nga Zvecani.
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç foli pas tij duke paralajmëruar se protestuesit do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të paraqitura.
“Ne nuk do të largohemi derisa ata të tërhiqen. Presim që KFOR-i të qëndrojë neutral ndaj statusit, të mos ofrojë mbrojtje për njësitë e paligjshme parapolicore, të ruajë paqen sepse ne jemi të interesuar për paqe. Qytetarët erdhën këtu për të mbrojtur paqen dhe familjet e tyre”, tha ai.
Pas rritjes së tensioneve në veri më 26 maj, Lista Serbe kërkoi nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, dhe Qeveria serbe që të ndërprenë apo pezullojnë dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Asistenca që Policia e Kosovës i ofroi në 26 maj kryetarëve te rinj shqiptarë për të hyrë në zyrat e tyre u kundërshtua nga nga serbët lokalë, të cilët u përleshën me efektivët. Veprimet e Prishtinës u dënuan ashpër nga faktori ndërkombëtar, që ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga “masat e dhunshme”.
kta jane thjshte shakaxhinje ordinere . Kush karin eshte ky ,qe i veka Kushte Kforit apo Shtetit te Kosoves ? I rren mendja nga ati qe i fryn ne byth nga Beogradi ! Jane thjshte qytetare te shtetit te Kosoves dhe si te tille duhet te rrespektojne cdo vendim te Republikes se Kosoves . Kujtojne se po Kercenojne me ata zagaret qe ndersen Vucici e lehin si qen rrugesh rrugeve te Mitrovices . Nji Shtet i referohet Ligjeve dhe jo lehjeve te qenve rrugace serbe . U larguan nga Zgjedhjet vet ,se i tha Vucua ,dani ngaqe i ngeci ne bythe huri fillojne si zagare rrugesh . Aty te rrijne ,nqs Politikes Nderkombetare i pelqen qe ne Balkkan te ket perseri Destabilizim e lujn caret me popujt e Ballkanit
Kosova te behet zot i kombit vet..... serbet e Veriut te Kosoves te zbatojne ligjet e shtetit te pavarur ne se duan te rrine ne tokat dhe shpiat e tyre.... se flasin serbisht e jan Serb ,mos te harrojne se jane ne toke te Kosoves qe e ka fituar lirine dhe pavarsine me gjak..... edhe ne jug te Shqiperise flasin greqisht,mund ta quajn veten grek ,por jan ne toke shqiptare dhe do zbatojn rregullat dhe ligjet qe ka vene shteti shqiptar ,duan apo nuk duan .... mos u tund nga istikami ,shqipe.....