
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, ku trupat e KFOR-it janë vendosur para ndërtesave komunale për të shmangur hyrjen me dhunë të protestuesve serbë.
Daçiç shkruan se trupat e KFOR-it po ruajnë objektet nga pronarët e objekteve që sipas tij janë serbët që punojnë aty.
Ai tha se në komunat me shumicë serbe nuk mund të ketë kryetarë shqiptarë.
“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje.
Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.
Nuk e di se nga cili pozicion leh ky Dobic , por Serbet ne Beograde ,e para s'kan asnji te drejte te nderhyjne ne Zgjedhjet ne Republiken e Kosoves ,ashtusi nuk guxojne te nderhyjne ne Zgjedhjet ne Kroaci apo Slloveni , sepse Zgjedhjet ne Shtetet e tjera jane Pune te Brendeshme te vet atyre Shteteve dhe e dyta ,_______ minoritaret serbe te Republikes se Kosoves jane Qytetare te Kosoves dhe si te tille s'jan nji Rrepublike brenda Qytetit te Mitrovices por thjeshte qytetare te saj . Pra zghedhja e Shqiptarit te Kosoves nuk perben asnji ndryshim sepse edhe ai vet eshte qytetare e banore i asaj Komune . _Ju ngeli sharra ne gozhde me Polikat e Vicit per te Destabilizuar Kosoven duke refuzuar Kushtetuten e Republikes se Kosoves duke mos marre pjes ne Zgjedhje . Politika e Beogradit i beri te deshtojne minoritaret serbe ne Mitrovice . Ne Republiken e Kosoves vlejn Ligjet e Kosoves jo Serbise ,kjo i dihet kujtuar Qeverrise Serbe . Sebia s'ka cfar thot ne drejtim te Ksosves mendoj un .Kjo eshte Skandaloze dhe e denushme nga Faktori Nderkombetare i cili i ferkon koken serbit .
Kurse Serbet kane te drejta te palimitueshme ata mund te jene kudo apo jo Dacic ... hajde mendje hajde
Me keto mend, serbet do ta hane qafen e pates. E provuan me 1999 dhe humben kosoven. Po degjuan rusin do humbasin dhe ndonje cope tjeter.
Tani pritet edhe një tjetër deklaratë zyrtare e Edi Ramës në përkrahje të Vuçiqit dhe denkmin e Kosovës dhe kosovarëve.