Përfundon takimi mes ambasadorit Hovenier dhe kryetarëve të komunave të Veriut, dy kryetarët që munguan

29 Maj 2023, 10:26Rajoni TEMA

Përfundon takimi mes ambasadorit Hovenier dhe kryetarëve të

Ashtu siç u bë me dije mbrëmjen e djeshme, ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar ditën e sotme me dy kryetarët e rinj të komunave veriore, atë të Zveçanit, Ilir Peci dhe Zubin – Potokut, Izmir Zeqiri.

Takimi është zhvilluar në selinë e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ndërsa Hoveniar pak minuta më parë ka dalë nga Zyra.

Në takim kanë qenë të ftuar të katër kryetarët e komunave veriore, por ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe i Mitrovicës së Jugut, Erden Atiç, nuk kanë shkuar në takim.

Të hënën ka vazhduar tubimi i serbëve para objekteve komunale në veri të vendit për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në zyra. Përveç njësiteve policore të Kosovës, një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave në këtë zonë të banuar kryesisht me serbë etnikë.

 

1 Komente

  1. S
    Suksese te metejshme

    Çfarë lajmi është ky??? Pse nuk kanë shkuar në takim o gazetar? A nuk e morët mundimin ti pyesnit përpara se të nxirrnin lajmin?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje