Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar gjykatës më të lartë të vendit ta shpallë të papranueshme kërkesën e partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila u ankua kundër votimit ndaras për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës, tha të mërkurën zyrtarja e kësaj partie, Albulena Haxhiu.
Haxhiu njoftoi në një konferencë për shtyp në Prishtinë se LVV-ja i kërkoi Gjykatës Kushtetuese ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe, “sepse ajo nuk përputhet me kërkesat themelore” të Kushtetutës së Kosovës.
“Kontrolli kushtetues është i mundur vetëm mbi aktet e miratuara nga Kuvendi, në këtë rast nuk e kemi një akt të tillë, por vetëm një procedurë të ndërprerë pa ndonjë procedurë juridike”, tha Haxhiu – e cila është njëherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ajo shtoi se “neni 113, paragrafi 5 i Kushtetutës është i qartë, pra vetëm aktet e Kuvendit janë objekt i kontrollit kushtetues, dhe ky është kusht thelbësor për pranueshmërinë e çdo kërkese që parashtrohet në Gjykatën Kushtetuese”.
Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re, pas kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
Ankesa e Listës Serbe – që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – erdhi pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti pakicë joserb dhe serb.
Gjykata theksoi se – pa u vlerësuar dyshimet e ngritura nga Lista Serbe për shkelje kushtetuese në seancat e 26 dhe 28 gushtit – “është e domosdoshme që të ndalohen të gjitha veprimet e mëtejme drejt zgjedhjes së Qeverisë dhe vazhdimit të punës së Kuvendit”.
Masa e saj do të jetë në fuqi deri më 30 shtator.
Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte vetëm Sllavko Simiçin edhe pasi ai dështoi t’i merrte 61 votat e nevojshme pas tri rundeve të lejuara të votimit.
Aman or te keqen vellai, a eshte dikush te me spjegoje se pse eshte si rregull qe nje serb te jete patjeter nenkryetar. Akoma keta kosovaret, dardanet, albjanet dhe kacurrelasit nuk kane mesuar nga teoria e reciprocitetit dhe ti kerkojne Serbise se nqs atje nje shqiptar duhet te jete patjeter nenkryetar , ahere edhe Albini per reciprocitet te vere nje nenkryetar. Me falni per injorancen.
Çfar thotë kjo VRIMA...
E LESHOI ZINXHIRESH BOSI PRAP BATONIN NUK PRANON ALBINI TE LESJHOJ TIMONIN KA VEC NJA AVAZ SORES I KA PREMTU TREPCEN E UJMANIN DON ME JA DHURU ULERIN BATONI VENDI NUK E MBAN KUSH PLANET JA PRISH SULET QE TA HAN TRUC BY... O QYP NUK PREKET KOSOVA SA TE JETE ALBINI PA U DERDH GJAK ME KOVA
Po ca do beni do ikni me vrap si ne 99?
Ja kush është VV Kurti, Osmanka etj, Në vend të komentit , deklarat e Kryeçetnikut serb V. Sheshel: "Populli serb duhet ta falenderoi Albin Kurtin per prishjen e mardhënjeve me amerikën, keshtu ai po na e hap rrugën e kthimit tonë në kosovë, se përndryshe pa amerikën ai as që do të ishte kryeministër sot!”. - METRO Çka të shtohet, TURP.