Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri më 14 qershor: Rama dhe Kurti do takohen në Gjakovë

20 Maj 2023, 17:24Rajoni TEMA

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri më 14 qershor: Rama dhe Kurti

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbajnë një tjetër mbledhje të përbashkët për të çuar më tej marrëveshjet e arritura deri më tani.

Takimi i dy qeverive do të mbahet në Gjakovë më 14 qershor.

14 qershori kremtohet nga gjakovarët si dita e çlirimit të qytetit historik dhe përkujtohet në kalendarin e kësaj treve për të nderuar kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën në luftën për çlirimin e Kosovës.

Mbajtjen e mbledhjes së përbashkët e ka konfirmuar Kryeministri Albin Kurti, gjatë konferencës “Diaspora Flet”.

Axhenda e kësaj mbledhje nuk është bërë ende e ditur, por në të pritet të bëhet edhe një bilanc i ecurisë së marrëveshjeve dhe memorandumeve të miratuara në mbledhjet e mëparshme.

Mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive kanë nisur të mbahen prej vitit 2014.

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Duhet falenderuar perzemersisht Edi Ramen qe gjen kohe edhe per kosoven edhe pse allbini nuk e meriton qe te mbeshtet sepse ka zgjedhur te armiqsohet me Shqiperine sepse shqiptaret e duan Ramen e jo kryetarin e fazlliq shkaut, nderkohe qe me vuqiqin zgerdhihet dhe nuk thot asnje fjale per uçk-n kur serbia dhe zedhensja e saj osmanka e akuzojne uçk-n apo kercenojne pamvaresine e kosoves, pra fale zotit dhe shqiptareve qe votojne Ramen mund ti shofim dy qeverite bashk.

    Lini një Përgjigje