Alexis Tsipras dhe shanset për të fituar zgjedhjet në Greqi

18 Maj 2023, 20:10Rajoni TEMA

Alexis Tsipras dhe shanset për të fituar zgjedhjet në Greqi

Këtë të dielë në Greqi mbahen zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Rreth një muaj më parë me kërkesë të kryeministrit Mitsotakis, presidentja e vendit shpërndau parlamentin dhe caktoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 21 maj, vetëm disa muaj përpara përfundimit zyrtarisht të mandatit qeverisë, në muajin korrik. Sfidanti kryesor i zotit Mitsotakis është ish-Kryeministri Alexis Tsipras. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim përpjekjeve të tij për ta sjellë sërish në pushtet, partinë e majtë Syriza.

Kreu i partisë së majtë greke Syriza dhe ish-Kryeministri Alexis Tsipras po kërkon të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen këtë të dielë më 21 maj.

Zoti Tsipras erdhi për herë të parë në pushtet në vitin 2015, kur ishte vetëm 40 vjeç, duke u bërë një nga kryeministrat më të rinj të Greqisë.

Tashmë ai po synon të rikthet sërish në pushtet, duke akuzuar rivalin e tij, zotin Mitsotakis si përgjegjës për shumë nga problemet me të cilat po përballet Greqia.

Ai nuk arriti të përballonte krizën e lidhur me inflacionin, për të dytin vit me radhë çmimet në supermarkete janë të paarritshme, çmimet e ushqimeve janë rritur me 14%. Ai zgjeroi pabarazinë duke goditur klasën punëtore”.

I shkolluar për inxhinieri ndërtimi, ai u përfshi në politikën e majtë që kur ishte student. Në atë kohë ai ishte anëtar i rinisë komuniste. Zoti Tsipras u bë kryetar i Syrizës në vitin 2008 dhe një vit më vonë u zgjodh deputet i parlamentit grek.

Si kryeministër ai doli kundër masave shtrënguese dhe programit të ndihmës prej 240 miliardë eurosh, të ofruar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilat shkaktuan sipas tij, një krizë humanitare në Greqi.

Pas muajsh debatesh të forta me vendet e tjera të eurozonës, zoti Tsipras u detyrua t’i pranonte kufizimet që garantonin kontroll mbi kapitalin, e më pas organizoi një referendum lidhur me një paketën e shpëtimit financiar, duke u kërkuar grekëve ta refuzonin atë. Grekët e bënë një gjë të tillë, por më pas zoti Tsipras u detyrua të pranonte një tjetër ofertë, me kushte më të ashpra, për të mbajtur Greqinë në zonën e Euros.

Gjatë kohës që ai shërbente si kryeministër, në vitin 2018, Greqia i dha fund një mosmarrëveshjeje të vjetër me Maqedoninë e Veriut mbi çështjen e emrit të kësaj të fundit.

Zoti Tsipras ka kritikuar qeverinë e zotit Mitsotakis mbi mënyrën e trajtimit të inflacionit dhe ka deklaruar se partia e tij Syriza, do të rrisë pagat dhe pensionet, si dhe do të mbrojë punëtorët.

Populli grek me votën e tij mund t'i japë fund këtij mandati katërvjeçar të mashtrimit, indiferencës, arrogancës që ka dëmtuar njerëzit e zakonshëm”.

Ai ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet, në 50 ditët e para në pushtet do të rrisë pagën minimale mujore në 880 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2023, si dhe të rivendosë marrëveshjet kolektive te punës.

Po kështu partia e tij ka premtuar të ulë orët e punës në javë, nga 40 që pështë tani, në 35, si dhe të rrisë menjëherë pagat e sektorit publik me 10%.

Në janar të këtij viti zoti Tsipras paraqiti një mocion mosbesimi në parlament kundër qeverisë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, lidhur me një skandal përgjimi.

"Për gjashtë muajt e fundit shoqëria greke ka jetuar në mes të një skandali të pashembullt”, tha zoti Tsipras, ndërsa paraqiste mocionin e mosbesimit, të cilit kryeministri Mitsotakis arriti t’i mbijetojë.

4 Komente

  1. R
    Remo

    I uroj sukses A. Tsiprasit dhe partise se tij Syriza si nje parti qe perfaqeson te majten e vertete, e jo si narcisti jone Edvin me partine e tij SocialSSaliste!

    Përgjigjjuni
    1. a
      aleksi shok i skenderit

      Pse ja shkruan emrin cipres ,,Alexis dhe jo Aleksi ,,,Aleksi e ka si kauret ,,,,po fitoj ,,hallall ,,,dhe po sfitoj ska problem shum ,,,se nu eshte si albanistani eladha,,,,her fiton qendra e djatht ,her qendra e majt ,,,,

      Përgjigjjuni
      1. J
        Ja pse Greqise e popullit Grek i duhet Alex Cipras

        E para eshte se Micitaqis eshte nji Arrogante dhe teper i Korruptuar ,qe ndjek nji Politike vetasgjesuese per Greqine . Ne nji sondazhe popullore bere nga Europa se si mendojne ata per Greqine dhe qeverrine e Micotaqis dmth ,sa shpresojne ata ne nji Permiresim te jetes dhe vet Greqise ,populli grek me shume se 48% u deklarua se kjo qeveri po na con ne Rrezik Nation dhe gjysma tjeter , qeverri e pashprese . Politikat e brendeshme te Micitaqis ,ka arritur nji Deficit Financiar me shume se 80% ,me i Larti ne Europe (s'e di se cfar mashtrojne atje popullin Grek Miciótaqis etj ) rroga mesatar arrin 700€ur ,cmimet jane ngritur me shume se ne Europe , marrja e Kredive ne Miljarda nuk njeh Stop- dhe kjo rrit Inflacionin ne Greqi , si pasoje e Politikave te Micotaqis ,i cili vitin e fundit (thjeshte per efekt Elektoral) ka nisur te paguaje Korrekt Kredite Borxhet qe i ka Bankes Borerore ,gje e cila rendon ne jeten e qytetarit Grek e cila sa do voj e do behet me e veshtire per shkak te Politikave absurde te Micitaqis . _________ Por nuk mbaron ktu shkaterrimi i Ekonomise qytetrit Grek nga Qeverria e Micitaqis . Ne Politiken e Jashteme ai eshte nji Arrogant Karagjoze . Dhe kjo jovetem me Shqiperine ,me politikat qesharake Shoviniste ,me Financimet ne Miljarda me Mediet dhe disa Institucione Shqiptare siedhe ne Politike , ne MInsitrine e Jashteme Shqiptare qe paguan Miljona pafund , por ajo qe do fundosi Ekonomine e Greqise dhe do shkaterroje jeten e qytetart Grek eshte Politika e Micotaqis me Turqine ! _ Acarimi i Micitaqis me Turqine ,beri qe Erdogan te ndryshoje Politiken me Greqine duke rritur Tensionet ne Egje gje e cila ,kerkon dhe i kushton Greqise Miljarda te reja Borxhe per Armatime ,qe per qytetarin Grek perkthehet ne varferime e mjerim ne Sistemin Mjekesore -me pak investime ne kujdesin sociale rritje Cmimesh e nivele degraduese Varferie nji Krize qe do shkaktoje probleme te medha sociale ne Greqi . Greqia eshte duke shkuar drej nji Humnere te sigurte edhe pse popullit i mbajet gjithcka e fshete dhe propaganda e mediebe te Micitaqis manipulon Krizen qe eshte gati te perpije Greqine . ______S'kam asnji interes ne Greqi , por do me vinte keq per ate Miljon Emigranmetesh Shqiptare qe jetojne atje te cilet duhet te tregihen te Zgjuar e zghjedhin Alexi Cipras nqs duan te mbijetojne ne Greqi .

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasani qe e ka nderru ,,,,Jani

          Po fitoj Leksi cipra ,,,i thoni te na hap shkolla ,,,dhe afer shkolles te na ndertoj nonje xhami me minare te vogel ,,jo shum te lart se bie ne sy ,,,te bejme synet kalamaqt si kemi pas traditen,,,,,ne dhe pakistanezet na duhet nje xhami ,,,,,,,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje