Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për maturi dhe kujdes në raport me pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, derisa shtoi se Qeveria e Kosovës duhet të kontribuojë në zbutjen e rrjedhës së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Sa i përket marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, kërkesa e ditës është deeskalimi, kancelari federal e ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropë, por kusht është dialogu dhe askush nuk duhet ta ketë një interes në tensionimin e mëtejmë të situatës. Duke marrë parasysh tensionet aktuale, ne bëjmë thirrje për maturi dhe kujdes”.
Ai ka thënë se Gjermania respekton përpjekjet e Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, por fillimisht duhet të ndodhë deeskalimi i plotë i situatës në katër komunat veriore të vendit dhe palët të angazhohen në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE).
Pistorius ka theksuar se stabiliteti në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi mbetet i një rëndësie të madhe për Gjermaninë, ndërsa ka shtuar se Forca e NATO-s (KFOR) mbetet garantues i sigurisë në vend. Ai ka njoftuar se Gjermania do të dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë në prill të këtij viti për të përforcuar kontigjentin gjerman të KFOR-it.
“Stabiliteti i rajonit dhe i Kosovës është i një rëndësie të veçantë për ne. Ne e dimë edhe nga historia e Evropës në 50 vitet e fundit që stabiliteti dhe paqëndrueshmëria në rajon ka luajtur një rol të madh të sigurisë në të gjithë Evropën. Roli i KFOR-it në arkitekturën e sigurisë së Kosovës është hallka e tretë e sigurisë në vend dhe është e përgatitur shumë mirë”.
Duke komentuar mbi rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nëpërmjet së cilës ndalohet përdorimi i dinarit serb në territorin kosovar, ai shtoi se janë të vetëdijshëm që përmes këtij vendimi synohet të shtrihet ligjshmëria në vend, por duhet një komunikim më i gjerë me komunitetin serb në pjesën veriore që deri tani ka përdorur dinarin për pagesa.
“Kosova ka të drejtë për ta zbatuar ligjshmërinë, por në deeskalim bëjnë pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë të përshtatshme që askush të mos ketë frikë. Unë mendoj se është mirë që të bëhet dhe të realizohet rregullorja, mirëpo të jepet dhe një afat pak më i gjatë për zbatim”.
Pistorious ka mohuar ndër të tjera se Gjermania ka zhvilluar një hetim të pavarur për përshkallëzimin e tensioneve që kanë kulmuar pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit vitin e kaluar, ndërsa ka shtuar se Gjermania do të mbështesë Kosovën, posaçërisht në rrugëtimin e vendit të vogël ballkanik drejt integrimeve euro-atlantike.
Vizita e Pistorius vjen në një kohë sfiduese dhe njëkohësisht, shënon vizitën e dytë të një politikani të lartë evropian në vend – rreth një muaj pas vizitës së Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, i cili ka konfirmuar angazhimin e qeverisë britanike për sigurinë e Kosovës.
Qellimi eshte i mire por rruga e gabuar thote Ministri gjerman i mbrojtjes. Eshte njelloj sikur te keshillosh hajdutin se eshte mire te kesh 1 miljon dollare, por eshte gabim te sulmosh banken....Nga ana tjeter Hoveier eshte edhe mi i hapur. Ai keshillon Kurtin te zbatoje rregullat dhe shkallen jerarqike....Ndryshe do haje hellin ne bythe!
Ministri i mbrojtjes Gjermane nuk e njeh ministrin e mbrojtjes të Kosovës, duke thënë që janë 5 shtete të BE-së që nuk e njohin Panvarsin e Kosovës, si dhe shteti i ri i Kosovës, ku dhe për Preshevën nuk lejohet një term i tillë të thuhet. Në vënd që të bëj konferenc shtypi me homologun e tijë, e bën me Vjosën. Presidentja Kosovës pohoj në mesdit që Sërbët futen në Kosov me flamur Gjerman dhe makina kfor. Ministri mbrojtjes Gjerman foli për dinarin e Sërbisë, ku s'ka asnjë lidhje me profesionin e tijë.
Ti Columbo ke te drejte per sa shikon dhe degjon, por te mungon arsyetimi se pse po ndodhin ato qe shikon dhe degjon. Ato qe ti shikon dhe degjon nga perendimi jane me destinacion per "Kurt Kokfortin", qe duke i rene "murit me koke" mendon se do rrezoje murin dhe nuk kupton se demton koken e tij. Ai me veprimet qe ben ndihmon Vuciqin dhe demton Kosoven! Njeriu me 5 pare ment nuk lufon dhe punon te nderroje boten, i dashur Columbo, por te mbijetoje ne kete bote te komplikuar dhe te rregulluar sipas zotit....