Ministri i Jashtëm grek: Jemi kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan, aktorët e palëve të treta po synojnë destabilizimin në rajon

31 Maj 2022, 16:43Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm grek: Jemi kundër çdo ndryshimi të

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, bëri thirrje për kujdes pasi “aktorët e palëve të treta” duket se “po synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve në rajon.

“Të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor duhet të luftojnë ndikimet negative dhe t’iu përmbahen vlerave evropiane”, tha Dendias në Sarajevë më 31 maj, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviç.


Dendias tha se shteti i tij pa mëdyshje mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës, avokon për siguri dhe stabilitet në rajon, por gjithashtu kundërshton në parim çdo ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë konferencës për media, dy kryediplomatët kujtuan se Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë 20 marrëveshje dypalëshe në fushën e ekonomisë, mbrojtjes së investimeve, mbrojtjes, transportit, kulturës, edukimit dhe shkencës, por po ashtu thanë se ka hapësirë për forcim të mëtejmë të raporteve ekonomike.

Ministrja Turkoviç tha se Greqia si pjesë e NATO-s, është një partnere e respektueshme e Bosnjës në rrugën e shtetit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veri-Atlantike. Ajo po ashtu tha se dy shtetet bashkëpunojnë përmes programit të bashkëpunimit dypalësh që ministritë e Mbrojtjes së të dyja shteteve nënshkruajnë çdo vit.


Sipas Turkoviçit, Greqia është një prej shteteve që vazhdimisht mbështet integrimin evropian dhe ajo falënderoi Athinën për mbështetjen e Sarajevës për të marrë statusin kandidat për anëtarësim në BE, pasi sipas saj, shumica e qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës duan që shteti të anëtarësohet në bllokun evropian./REL

7 Komente

  1. J
    Jorgo

    Sa mire shkon Dhendia me Turko-vicen...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alban

      Turku takon turkun

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Kush eshte turk o Idiot? Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet, Hamzate, Abdullahet, Mah-Mutet, Enveret, Qemalet, Idrizet, Sulejmanet qe luftuan per Tur-qine apo Greket, Epirotet, Ilyret, Maqedhonasit, Ionet ku eshte sot Tur-qia me Heronjte Arvanitas? Kombi eshte I Shenjte o Idiot. Kur ndryshon Emrin dhe Mbiemrin,Besen, Identitetin, Ndergjegjen e Epiroteve Greke dhe Convertohesh ne nje Kombesi tjeter ate Osmane atehere per cfare Kombi "Skiptare" e ke fjalne?

        Përgjigjjuni
        1. P
          PO , PO

          Por , ne se Gerqia eshte kunder ndryshimit te kufijve ne Ballkan , si kerkon me cdo kusht ndryshimin e kufirit detar me Shqiperine ? Si ka munsesi qe , edhe mbas nje qind e kusur vjet6 shtet te Shqiperise , te mos jete neneshkruar nje dokument i perbashket per njohjen reciproke te kufijve ? A e sheh se cfar demagogu i shpelare je z.Dendias ?! Kush mund te besoje deklaratat bajate te Gerqise ?!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Matrapiku

            O Popla pas koke, kufinjt e detit nuk po ndryshojn, thjesht sepse asnjeher nuk jane percaktuar. .@. O Zooot perse komentojn te tilla bageti.

            Përgjigjjuni
          2. R
            Raqka

            jeni te pabese si turqit. Ca thonu tani nuk e thoni me vone

            Përgjigjjuni
            1. g
              gjithmon te pabese.

              Mos beni si bej une po beni si them une, dmth keta le te zgjeroen ne ujrat ku duan me 12 milje. Si te mos ithuash keti FEKALE atehere.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje