
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një 37 vjeçar ka shkaktuar panik në orët e para të mëngjesit të së martës, duke kërcënuar se do të hapte zjarr në sheshin Syntagma në qendër të Athinës. Pak orë më parë ai kishte paralajmëruar aktin e tij në një postim në rrjetet sociale, sipas mediave greke.
37 vjeçari ka shkuar në shesh rreth orës 03:00 të mëngjesit, duke mbajtur në dorë një armë dhe më pas është nisur drejt monumentit të Ushtarit të Panjohur, duke kërcënuar se do të hapte zjarr.
Më herët ai kishte bërë një postim të gjatë në instagram duke paralajmëruar një grusht shteti. Ai i tha policisë se ishte një engjëll i Zotit dhe ndezi qirinj.
Në postimin e tij, 37-vjeçari, i cili thuhet se po përballet me probleme të rënda psikologjike, ka shkruar gjëra të ndryshme dhe të pakuptueshme, ndër të cilat “Po vij i armatosur në Parlament dhe do të nis grushtin e shtetit”.
“Politikanë, pronarë anijesh, bankierë, prokurorë, gazetarë, prezantues, aktorë, këngëtarë, modele, njerëz të televizionit kanë vdekur të gjithë nga vetëvrasja. Sapo të vdes do të ndodhë një tërmet. Unë do të kthehem pas 3 ditësh dhe ju të gjithë do të bëni vetëvrasje.
Unë do t’ju pres kokën një nga një dhe do t’ju djeg të gjallë. Unë e quaj një revolucion mbarëkombëtar. Ky është urdhri i Mbretit Minos. Komunistët, anarkistët, romët, nacionalistët, qytetarët, policët, ushtarakët, i ndaloj të largohen nga vendi.
Të gjithëve do tju pritet koka para kamerave”.
Në postimin e tij ai kishte publikuar një foto me armën, dhe me një pankartë në të cilën shkruhej: “Ky është grushti i shteti të mbretit Minos”.
Në të njëjtën kohë, ai duket se vlerëson të burgosurin Elias Kasidiaris si “dorën e djathtë të mbretit” dhe paralajmëron duke ekzekutuar një sërë individësh.
megjithate pa nenvlehtesuar Trimerine ton si Shqiptare , dhe bere qejfin Grekut ( i cili per hir te se vertetes guxon t'i qi robt Mafiozeve Politikane ) kaaaaa plot shqiptare qe shkojn prane Parlamentit saher afrohen Politikanet per te dhjer Stanin e Kufendit dhe qisin Gjuhet e tyre drejt Politikaneve ,,,duke u zgerdhire me duk secili , nga kta Trima me aparate ne dore ose jo , si Lepirsi me i mire para Politikaneve - qe Ai ,ti lepij byten i pari . Ne Greqi paska qen nji Trim qe ndoshta ndryshe nga Trimat ne Shqiperi ka dasht me ja rras ne bythe Politikes ,nderkohe qe ne Shqiperi thu ti e ? Jane gati 70 % e Popullit qe vdesin me ja lepij bytet Politikes ! Eshte e papare kjo Trimeri Shqiptaresh kto 30-vjet . - Por , sidoqofte Grekut Rrespekt .