Vuçiç betohet se do ta “ruajë” Kosovën

31 Maj 2022, 12:14Rajoni TEMA

Vuçiç betohet se do ta “ruajë” Kosovën

Në betimin e tij si President i Serbisë në të dytin mandat, Aleksandër Vuçiç, u betua edhe për mosnjohje të Kosovës shtet të pavarur.

Në njërën dorë Kushtetutën e Serbisë e në tjetrën Ungjill ortodoks ai u betua për “ruajtjen e Kosovës si pjesë të Serbisë”.

“Betohem se do t’ia dedikoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësinë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë integrale, si dhe të ushtrojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të minoriteteve, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet, të ruaj paqen dhe begatinë e të gjithë qytetarëve”, ka thënë ai raportuan mediat serbe.

Betimi i tij u shoqërua me duartrokitje, ku pastaj  u përcoll edhe me himnin serb.

Ushqimet rreth iluzioneve se kinse do ta “ruajnë” Kosovën si pjesë të Serbisë vazhdojnë të jenë pjesë e reportuarit retorik të kastës politike serbe, të cilët, përveç një 10 ulëse në Kuvend të Kosovës, dhe komunave me shumicë serbe, praktikisht nuk kanë kurrëfar prezence në Kosovë.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur edhe nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë dhe ndërkombëtarisht nga bota perëndimore.

7 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Në shtëpin e barrdhë në Washington, hiqej si vëlla i penduar me Thaçin, por pastaj ja futi.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Visi

      Ky është miku i Edi Ramës,të cilin Edi Rama nuk lë rast pa e paraqitur atë si properëndimor e demokrat të madh.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ashtu Kot

        Eshte e tepert te spjegojme se serbet jane komplet te indroktinuar me ideollogjine antishqiptare. Vuciqi eshte thjeshte nje shprehje klasike e ketij indrokrinimi... Kush ka ndjekur rrugen e Vuciqit ne politike, fare qarte shikon se ai asnjehere nuk ka hequr dore nga deklarata se "Serbia asnjehere nuk do e njohi pavaresine e Kosoves". I vetmi moment qe ai nuk fiste me kete gjuhe ka qene koha kurr ai bisedonte me Tahacin per "njohjen reciproke" sipas platformes se "shkembimit te territoreve" Ne ate kohe ai fliste me shume per "ruajtjen e pupullit serb". Ne retroprespektive, kur shohim se Rusi po shfrytezon te njejten platforme per te justifikuar luften me Ukrainen, del qarte se pse Putini ve nje paralele midis Donbasit dhe Kosoves. Ai ka thene se kjo pune eshte e njejta gje qe beri NATO...E them kete per te spjeguar se dakortesia e Putinit dhe Trampit qe marreveshja te neneshkrohej sipas platformes se "shkembimit te territoreve", nuk ishte nje demagogji, por nje strategji. Kjo i leverdiste Rusit dhe Putinit ne planet e tij per te bashkuar ruset ne Rusi. Nga ana tjeter Trampi ne kuader te "inatit" qe kish me Evropen, sepse ajo kish harruar se kush ishte rusi dhe po braktiste Ameriken per Rusine, ishte dakort qe te arrihej kjo marreveshje qe per Evropen do ishte hapja e "Kutise se Pandores"...Ne kete kontekst kjo i leverdiste si Putinit ashtu dhe Trampit...Sa per te kujtuar po them se Trampi edhe para nje jave e kritikoi Bajdenin se ka shpenzuar 200 biljone dollare ne ndihme te Ukraines, kur Amerika ka nevoja te tjera... Qe te mos zgjatem shume po theksoj se kjo marreveshje ishte afer fundit, por Vuciqi u terhoq sepse populli serb ne hulumtimet qe u bene ne ate kohe, tregoi se nuk e mbeshteste kete marreveshje ne masen 86 perqint. Vuciqi u tremb dhe nderoi mendje. Si per fat te tij Haradini vuri taksen 100 perqint dhe Vuciqi u terhoq nga bisedimet. Saliu dhe Kurti me shpejtesi sketerre e shpallen Thacin spiun te serbit....E verteta eshte e kunderta.... Qe nga ajo kohe e deri me sot Vuciqi nuk le rast pa permendur se ai asnjehere nuk do e njohi Kosoven, qofte sikur te humbas koken ne kete lufte... Planet e tij kane ndryshuar dhe ai po pret kohe me te mira. Ai pret qe situata te ndryshoje dhe Amerika te terhiqet nga Kosova. Planet e tij jane se ai me shoqaten e "gjahtaeve" do e marre perseri Kosoven... Si per cudi , Kurti e ndihmon ne kete strategji. Ai shet ne popullin kosovar "trimerite" e tij kur koha eshte per mencuri. "Trimerite" e Kurtit, Vuciqi i perdor per te na baltosur neve si "luftenxites". Kurti fatkqesisht ne paqe ben lufte dhe ne lufte ben demagogji. Kjo eshte pikerisht ajo qe kerkon Vuciqi. Allbrigt paralajmeroi se lufta u fitua por Kosova duhet te fitoje paqen. Idjotesia e Kurtit eshte spjegimi me i mire i merakut te nenes dhe gjushes, te se ndjeres Allbirigt. Kurti nuk bashkepunon me perendimin dhe vecanerisht me Amerike. Ai shtermberon dhe "modifikon" platformen e bisedime qe eshte "njohja perfundimtare" me bisedime ku ne qender te jete njohja qendrore. Cfare idjotesie qe as ne shqip nuk ka kuptim! Qe te mos zgjatem shume vetem po them qe fatkeqesa jone jemi ne vete dhe jo armiku i perjetshem. Armiku me djallezite e tij ka nderua genin e poliikaneve tane qe interesat kombetare i kane lene ne bisht. Interesat e tyre personale dhe politike, dalin ne fillim. Ne vend qe te bisedojne dhe te merren vesh me njeri tjetrin dhe se bashku me Ameriken te kene sukses, me apo pa qellim bejne politiken e Serbit. Shembulli me i fundit eshte se si Vjosa, pa arsye sulmoi Abazoviqin e Malit te Zi.....

        Përgjigjjuni
        1. F
          Futja kot

          Ashtu kot, je shume rende. Temperaturat po ngrihen. Nje vizite te psikiatri e ke te domosdoshme.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Ashtu Kot

          Ke te drejte miku im. Albin Kurvi po ma heq trurin!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Progon Pollogu

            Mustafa dhe Hoxha ta ftohin trurin se kanë mirëkuptim për shovenizmin serb.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Toni

            Ne kofrencen per shtyp Vucic para gazetareve tha se per politiken e tije ka mirekuptim dhe mbeshtetje nga fqinjet e tije,Hungaria, Shqiperia,Maqedonia e Veriut dhe R.Serpska.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje