Gjysmë i zhveshur me automatik në dorë para parlamentit, burri në Athinë terrorizon ushtarët

31 Maj 2022, 10:02Rajoni TEMA

Gjysmë i zhveshur me automatik në dorë para parlamentit, burri

Një incident është regjistruar në orët e para të së martës në Greqi.

Mediat në vend raportojnë se policia është njoftuar që rreth orës 03.00 të mëngjesit një burrë gjysmë i zhveshur, me automatik në dorë, ka kërcënuar të hapë zjarr në zonën ku ndodhet monumenti i Ushtarit të Panjohur.

Burri u shfaq përballë godinës së Parlamentit duke mbajtur në dorë një pankartë në të cilën shkruhej “Mbreti Minos, grusht shteti”, në dorën tjetër mbante armën ndërsa bërtiste fjalë që nuk kuptoheshin.

Brenda disa minutave, policia arriti në vendin e ngjarjes, rruga u boshatis dhe burri u largua nga monumenti. Nuk dihet ende nëse ai kishte kërkesa për autoritet apo kërcënoi që të kryente vetëvrasje. Në rreth 90 minuta, burri u arrestua dhe u dërgua në komisariat. Në 05.00 të mëngjesit rrugët u hapën dhe ushtarët iu kthyen monumentit. 

2 Komente

  1. J
    Jorgo bithe-cpuari....

    Varu kkk pune jevgjitesh....kujt po i "rruhet" akoma nuk jane bere "lesh"me njeri tjetrin....ne te semes shkofshin...

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo karderri

      Po Minotaurin ku e ka mcef?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje