I dërguari special i BE për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se bashkë me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ia paraqitën tri kërkesa për shtensionim të situatës në veri të vendit kryeministrit Albin Kurti në takimin e sotëm.
Lajçaku potencoi se ishte një takim i vështirë me Kurtin, derisa shtoi se kërkesat përfshinin shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe kthim në dialogun me Serbinë, njofton Klankosova.tv
“Fatkeqësisht jemi kthyer në Prishtinë për t’u marrë me menaxhimin e krizave në vend të shkeljes së normalizimit që është një lajm tjetër i mirë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për situatën në veri. Kemi paraqitur propozime, tre elemente: de-përshkallëzimi i situatës në terren, zgjedhje të reja të shpejta në veri dhe kthim në dialogun e normalizimit. Në një diskutim sinqerisht të vështirë me kryeministrin, kjo është e gjitha që mund të themi”, u shpreh Lajçaku.
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçka, pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se është në interes të Kosovës dhe të të gjithëve që në veri të ketë kryetarë komunash që kanë edhe ligjshmëri edhe përfaqësim, pasi sipas tij, legaliteti nuk do të thotë përfaqësim dhe ky, sipas tij, është problemi me të cilin po përballet vendi tani.
“Legaliteti nuk do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin dhe prandaj është në interes të Kosovës dhe të të gjithëve që të kemi kryetarë komunash që kanë edhe ligjshmëri edhe përfaqësim”, ka thënë Lajçak para gazetarëve, njofton Klankosova.tv
Ai foli edhe për pasojat e përmendura për Kosovën në lidhje situatën në veri. Sipas tij, këto pasoja janë përmendur në një dokument i përpiluar nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe është mjaft serioz dhe me peshë, derisa nuk dha ndonjë detaj.
“Nuk kam përmendur pasojat, ishte e përmendur në deklaratën e BE 27, është dokument i përpiluar nga 27 shtetet anëtare, pra një dokument me të vërtetë serioz dhe me peshë dhe mund të ju them që shtetet anëtare janë duke pritur që ne të shkojmë dhe t’u raportojmë atyre, nuk do të jap asnjë spekulim”, ka shtuar ai.
Nuk e di por kjo puna e legalitetit te lajçakut bie pak ne kunderdhtim me ate ç'ka deklaron Escobar. Ai ishin serbet ne te gjitha istitucionet? A perfaqesoheshin nga sh umica ligjerisht? E si e preferojne Kosoven Lajçaku me shokun Spanjoll kur ta shantazhojne perseri Kosoven me largim nga ato perfaqesime ligjore Vuçići me "listen"e tij?? Kur do i quani ptoblemet me emer e mbiemer? Kushdo qe do qeverrise Kosoven do kete probleme me Serbet, po nuk ju vu kufiri i vertet Beogradit milloshevicjan, ç'fare do lloj leshimesh te bejne shqiptaret, ata do krijojne orobleme!! Dialog, dialog!! eshte vetem nje fjale, duhen edhe serbet te kene deshire per te jetuar ne paqe me shqiptaret, eshte e veshtire te arrihet paqe kur serbet propaganden shoviniste e thithin qe ne veze!!