Mitsotakis mesazh Shkupit: Bëhuni seriozë, ndaloni lojërat partiake ose do të izoloheni ndërkombëtarisht

22 Maj 2024, 10:56Rajoni TEMA
Mitsotakis mesazh Shkupit: Bëhuni seriozë, ndaloni lojërat

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka dhënë një tjetër mesazh Shkupit zyrtar në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.

Me ardhjen në pushtet të VMRO-së, si në Presidencë ashtu dhe në qeveri, kryetarja e re e shtetit e quajti në fjalimin e saj zyrtar shtetin Maqedoni, dhe jo Maqedoni e Veriut sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

Por Kryeministri Mitsotakis u ka kërkuar liderëve politikë të RMV-së që t’i lënë lojërat partiake dhe retorikën politike tani që zgjedhjet kanë përfunduar dhe të mbajnë sjellje serioze shtetërore.

“Marrëveshja e Prespës duhet respektuar. Emri i vendit është Maqedoni e Veriut dhe ata që ende e quajnë Republika e Maqedonisë do të na kenë përballë. Miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut duhet ta kuptojnë se periudha parazgjedhore ka përfunduar dhe duhet të bëhen seriozë”, u shpreh Mitsotakis.


Kryeministri grek paralajmëroi se Maqedonia e Veriut do të izolohet ndërkombëtarisht nëse vazhdon me të njëjtën sjellje.

“Besoj se do t’u bëhet presion i madh, tashmë ka pasur një reagim nga Presidentja e Komisionit Europian pas ndërhyrjes greke. Greqia nuk është e izoluar, Shkupi është. Çështjet për emrin e Shkupit nuk ndryshojnë.

Ajo që duhet t’u bëjmë është t’ju shpjegojmë se kjo politikë e tyre do t’i çojë në izolim ndërkombëtar. Ne nuk jemi naivë dhe dimë t’i menaxhojmë këto lojëra me partitë e vogla”, theksoi Mitsotakis për mediat greke.

3 Komente

  1. M
    Mondi

    Ha,Ha,Greko Super Fuqia. Boterore merret me nje vend 2,5 Miljone banore,ku Gjysma jo per gje por jane Shqiptare.Ky trimi Mico cfare i beri Turqise qe ja ka kthy Kishat ne Xhami.Ik or Mico,shisni Pordhe me Pleshtat.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaq e thjeshte.....

      O mellenj e zeze....atyre nuk u "rruhet" per "nderkombetaret" e tu....ata kane filluar kursin e Putinit.....prandaj mjaft o qyrravite e jargavite...si shkerdhate....nuk te "pjerdh" njeri me ne Maqedoni....koha juaj e ,,,,,tigrit prej letre,,,,,,me perkrahjen e Europes eshte "varrosur" mje here e pergjithmon....ki mendjen se mos .....nga deliri....ku gjendeni...te beni gabim..e ta fusni Gadishullin ne politika lufte....se do tju gjej belaja....dhe keq fare.....

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gostivari

        O Greqo - 1863 U bëtë lolo kur pranuat orientimin në hartë... Kjo pjesë këndej quhet VILAJETI - REPUBLIKA SHQIPTARE

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje