Për të parën herë pas 78 vitesh, Festa e Flamurit festohet zyrtarisht edhe në Novi Pazar të Sanxhakut!
Kjo festë u organizua nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, zyra për Sanxhak, nën udheheqjen e kryesueses së kësaj zyre, Amina Nuraj!
111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë ka bashkuar shqiptarët në një festë madhëshore në Tiranë, por organizimet nuk kanë munguar kudo mes shqiptarëve në Malin e Zi, Maqedoni, Kosovë, Luginën e Preshevës dhe diasporë.
Historikisht në Sanxhak ka jetuar një numër i madh shqiptarësh, por politikat ekstremiste të shteteve fqinje kanë ndikuar në largimin e tyre, e asimilimin të një pjese të madhe që mbetën në trojet e të parëve.
Për fat të mirë, gjatë viteve të fundit, vihet re një ndërgjegjësim gjithnjë e më i madh për origjinën e tyre.
Bravo Amina dhe te gjithe ju shqiptaret.
Per Amina Nuraj shume respekt vetem vazhdo e dashura MOTER e ke perkrahjen e pa mohushme nga te gjitha anet e Atedheut e te Diaspores Shqiptare kudo qe jemi. Shefki Mexhani SH B A
Mos ngelsh vetem vajze.