
Derisa po zhvillohet protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Kuvendit, një tjetër ka filluar fare afër tyre.
“Trusti është i yni, jo i Qeverisë”, po brohorasin një grup i punëtorëve të Korporatës së Energjisë Elektrike (KEK).
Ata duan votimin e Projektligjit të Trustit Pensional.
“I lus gjithë deputetët e popullit të votojnë për popullin në këto ditë të vështira”, ka thënë Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Lluminca.
Ai përveç kërkesave të tyre, ka folur edhe për ato të veteranëve. Është shprehur përkrahës edhe në raport me kërkesat e tyre.
“Nuk mund të ndahemi nga kategoria më e rëndësishme në periudhën historike. Punëtorët e KEK-ut ju mbështesin sepse pa juve nuk do të mund të kishim liri dhe pavarësi. Ne solidarizohemi dhe ju mbështesim fuqishëm. Mbështetjen tonë do ta keni gjithherë”, deklaroi Llumnica.
Lini një Përgjigje