Pse Spanja njeh Palestinën dhe jo Kosovën?

22 Maj 2024, 17:21Rajoni TEMA
Pse Spanja njeh Palestinën dhe jo Kosovën?

Qeveria spanjolle njoftoi sot se do të njihte shtetin palestinez.

Është interesante po të mendosh çfarë është duke njohur konkretisht Spanja? Sepse shteti palestinez nuk ka as kufij të qartë (arabet nuk pranojnë kufijtë e ndarjes në 1947), as kryeqytet të qartë (në planin e ndarjes të 1947 Jeruzalemi kishte status special të pavarur nga Izraeli dhe arabët), as qeverisje të qartë (Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor dhe Hamasi në Gaza), as kontroll mbi territorin (Izraeli kontrollon ushtarakisht Gazën, Jeruzalemin dhe pjesë të Bregut Perëndimor deri dhe kufijtë me Jordaninë dhe Egjiptin.

Çfarë është duke njohur Spanja, kur ndërkohë nuk njeh Kosovën që ka të gjitha elementet e një shteti, kufij, kryeqytet, qeverisje, kontroll mbi territorin e me tepër shtet ligjor dhe demokraci?!

Pse ky trajtim me standarte të dyfishta?!

Do ishte mire nga ana e Shqipërisë dhe e Kosovës të kishte inisiative diplomatike në drejtim të Spanjës për të kuptuar pse ky trajtim diskriminues ndaj Kosovës që është shumë herë më e përparuar dhe e qartë nga ana e parimeve për ekzistencën e një shteti sesa rasti i Palestinës.

Inisiative që është mirë të bëhet dhe tek aleatët për të bërë presion mbi Spanjën ose minimumi të bëhet e qartë që qëndrimi i Spanjës ndaj Kosovës është absurd, i palogjikshëm dhe si i tillë duhet patur parasysh në të ardhmen nëse hapen tema në lidhje me të. (Endri Tafani)

8 Komente

  1. B
    Bumbum..bum

    Spanja me 80% maroken normal nuk mund ta njofi kosovën se përndryshe I largohen Baskët dhe Katalanët. Mbetet vetëm qyteti i Madridit si shtet kryeqytet. Njofin palestinën sa per tu bër qefin arabve që Jan 80% e popullsis dhe ja marin votat. Shtet krv

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Shumica e spanjolleve jane latine katolike dhe jo arabe. Arabet dhe çifutet i zbythi mbreti i Spanjes me orientim te Papes. Edhe nje pjese qe u pagezuan qe te mos hidheshin ne det, u vrane se nuk ishin kthyer ne te krishtere te denje. Edhe pas shume perpjekjeve te atyre qe mbeten te gjalle, kaluan ne hellin e drejtesise se krishtere. Ta harrojne muslimanet dhe çifutet qe mund te zoterojne Evropen. Evropianet mos marrshin revansh se pastaj hajde e ndaloji.

      Përgjigjjuni
    2. j
      juristi

      Spanja ka problemin e Katalonjes, qe ka kerkuar disa here pamvaresine dhe te drejten e shkeputjes prej saj. Kjo ka qene edhe teza e udheheqesve politike to Katalonjes kur u krijua Kosova qe filloi te njihet nga shtetet kryesore te globit. Nese Spanja do njohe Kosoven te shkeputur prej Serbise, pa nje konsensus te brendshem, juridikisht behet nje precedent per udheheqesit Katalonjas per te kerkuar pamvaresine dhe shkeputjen e Katalonjes prej Spanjes ne nje gjykate nderkombetare, qe vepron mbi bazen e sistemit britanik "Case laws", ku nje ceshtje e re gjykohet mbi bazen e ceshtjeve te tjera te ngjashme. Pikerisht kete fakt synoi Greqia qe te perdorte kunder Turqise ne lidhje me kufinjte detare kur kerkoi qe te ratifikohej prej parlamentit tone marrveshja famekeqe e detit, qe perdorte si shelf kontinental nje shkemb (Barketen) ne mes te detit. Nese Parlamenti yne do bente ratifikimin, Greqia do kishte nje arme shume te forte legale per ta perdorur per te detyruar Turqine qe te pranonte kufirin grek vetem pak kilometra nga bregu turk me perdorimin e ishujve te vegjel te pabanuar qe ndodhen shume prane Turqise. Duke u kthyer tek problemi i dy standarteve te perdorura prej Spanjes, qe pretendohen nga artikullshkruesi, nga sa me siper del e qarte se Spanja ka interesat e veta kombetare ne politiken e saj ndaj Izraelit. Komuniteti mysliman ne Spanje eshte teper i madh dhe ka influence politike shume te madhe ne ate vend. Nga ana tjeter, ajo nuk do qe ti jape arme legale udheheqesve Katalonas ne luften e tyre per shkeputje.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdo

        Ka një mëri të fshehur nga Rama ndaj qeverisë së Kosovës dhe sidomos ndaj Albinit. I cili ka një mullar me faje dhe gabime. Por kjo mëri ka kosto shumë të larta ndaj shtetit shumë të brishtë të Kosovës (akoma nuk e kuptoj përse nuk kërkohet të ndërrohet emri nga Kosovë në Dardani, ose Republika Shqiptare e Kosovës). Rama i ka të gjitha mundësitë dhe paratë për të lobuar për Kosovën. E shet veten kudo si dhëndri më i bukur i kurvave që drejtojnë BE-në dhe pretendon të ketë mardhënie të shkëlqyera me shumë kryetarë shtetesh. Por, ashtu malinj siç është, sheh me kënaqësi se si po trajtohet Kosova si top lecke në këmbët e Serbisë dhe Evropës.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sergio Ramos

          Arsyeja është provinca e Katalonjës dhe ajo Baske. Siç dihet të dyja këto provinca kërkojnë ndarje nga Spanja gjë të cilën shteti spanjoll nuk e lejon për arsyet e tyre. Jo se Spanja ka ndonjë gjë me Kosovën.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labeati

            Nderrimi i emrit nga Kosove ne Dardani duhet te behet sa me pare

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirona

              I bie qe mbi 90% te popullates ti çosh ne Turqi andej nga kane ardhur. Se dardano-ilir nuk ka aty brenda.

              Përgjigjjuni
            2. @
              @

              Eshte prej Katalonjes. Jo se ka ndonje gje personale me Kosoven. Nuk do qe te normalizoje shkeputjen e territoreve, sepse po njohu Kosoven, do konsiderohej si hipokrizi nga mbeshtetesit e pavaresise se Katalonjes pastaj. Cdo shtet mbron interesat e veta ne radhe te pare.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje