Qeveria ruse: Serbia do të shlyejë kreditë në rubla 

2 Shkurt 2023, 20:40Rajoni TEMA

Qeveria ruse: Serbia do të shlyejë kreditë në rubla 

Qeveria ruse ka miratuar një projektligj, sipas të cilit Serbia do të jetë në gjendje t’i paguajë Rusisë një sërë kredish në rubla. Drafti është publikuar të enjten në portalin zyrtar për informacion ligjor.

Vërehet se vendimi është marrë me qëllim të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për dy kredi të lëshuara në vitin 2013, një kredi e lëshuar në vitin 2019 dhe Marrëveshja për shlyerjen e borxhit të Serbisë ndaj Federatës Ruse për detyrimet e Jugosllavisë, e lidhur në vitin 2021.

“Të gjitha pagesat në përputhje me kontratat bëhen nga pala serbe në favor të palës ruse në rubla ruse”, thuhet në dokument.

1 Komente

  1. E
    Erdogan

    Rusia i ka thene Serbise. Kerko nga Natua apo "Evropa e Vecuar" qe po do te hysh ne Orgonizaten e tyre duhet te te ndihmojne te paguani 400 Miliarde Dollaros ne Rubla. Kush e di sa para apo investime i ka dhene Rusia Serbise? Me kete menyre shpeton presionin e Evropes me dy fytyra. Nje ne ndihme te Greqise dhe tjetren ate te Turqise. Reagimi per Ukrahinen e gjithe Evropes dhe Sh.b.a-se kur Turqia ka te pushtuar Qipron dhe pjesen Perendimore te Saj me Kostantinopolin,Smirna,Pontion etj tregon me se miri se Terrorizmi eshte nje akt ne duart e tyre.

    Lini një Përgjigje