Rinisin takimet në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi

2 Qershor 2025, 16:13Rajoni TEMA
Rinisin takimet në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ndodhet në Bruksel ku po zhvillon një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian në kuadër të dialogut me Serbinë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni, gjatë një konference për media të hënën. Ai tha se takimi është thirrur në nivel të kryenegociatorëve dhe se Bislimi përfaqëson palën kosovare, ndërsa përfaqësuesit nga Serbia pritet të mbërrijnë të martën.

Ky është takimi i parë i këtij niveli që zhvillohet pas emërimit të Peter Sorensen si i dërguar i posaçëm për dialog, duke zëvendësuar Miroslav Lajçakun.

Që nga shtatori i vitit 2023, në Bruksel nuk është mbajtur asnjë raund i dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të tensioneve të vazhdueshme në veri të vendit. Deri më tani, kontaktet janë kufizuar vetëm në nivel teknik, mes kryenegociatorëve.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur një marrëveshje bazë për normalizimin e marrëdhënieve në shkurt të vitit 2023, ndërsa më 18 mars të po atij viti në Ohër u dakordësuan për aneksin e zbatimit të saj. Megjithatë, progresi konkret në zbatimin e kësaj marrëveshjeje ende mungon.

2 Komente

  1. a
    anti anarkisti

    VV , GUXO, Alternativa gjithnjë rinisin dhe bllokjnë bisedimet sepse i shrbejnë politikave kundër kombit dhe Kosovës dhe kurrë nuk i përfundojnë por mbajë vjerur për ta ushqyer regjimin gjenocid serb dhe sjellin sanksione e izolim e korrupcion e varfëri dhe armiqësi me miqtë,

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Bysllimi eshte turpi i kosoves dhe ky nuk eshte takim per dialogun por nbe lajm per tu hedhur taxhi militanteve te qenefit te quajtur vetvendosje se kinse ja qeveria funksionon, ne fakt ky takim si edhe te kaluarit eshte vetem ne interes te serbise, sidoçofte bysllimi per pes vjet qdi as vet se çfar ka biseduar apo arritur me bisedime e ler me tash qe ska as qevzeri,kend e perfaqson ky pos ekipit te vuqiqit me trajner llajqakun.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje