Rusia: Perëndimi ka kërcënuar Serbinë me sanksione dytësore

22 Shkurt 2023, 22:25Rajoni TEMA

Rusia: Perëndimi ka kërcënuar Serbinë me sanksione

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, është shprehur në një intervistë për të përditshmen ruse “Vedomosti” se Perëndimi po e kërcënon Serbinë me sanksione dytësore në kontekstin e negociatave të vështira me Prishtinën:

"Perëndimi po e kërcënon Beogradin me sanksione dytësore, për refuzimin e tij që t’I bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. BE-ja dhe ShBA po përpiqen të provojnë se Serbia, si një kandidat europian, duhet të rikonsiderojë politikën e saj të jashtme. 

Serbëe u është thënë sepcifikisht se si ndëshkim atyre do t’u bllokohen negociatat e anëtarësimit, kufizojnë fondet e BE-së dhe ndalojnë regjimin e lëvizjes pa viza. Ka edhe kërcënime rreth një reduktimi të mundshëm të investimeve perëndimore", citohet ambasadori që ka vënë në dukje se nëse masa të tilla do të vihen në zbatim ato do ta dëmtojnë Serbinë që ka aktualisht një ritëm të mirë ekonomik.

Lajmi në fakt nuk është i ri, ai doli në sipërfaqe në një nga takimet e përfaqësuesve të Perëndimit në Beograd kur presioni për pranimin e planit franko-gjerman, arriti maksimumin.

1 Komente

  1. k
    kodrasadikit

    EU duhej qe nga viti 99 deri sot e kesaj dite ta ndeshkonte Serbine me sanksione jashtzakonisht te ashpra .. Fatkeqesisht ka ndodhe e kunderta ata jan favorizuar dhe po favorizohen njisoj siku Rusija qe ju dual dardhe me bishte !!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje