Associated Press
Serbia mori një tjetër sasi armësh nga aleatja e saj Rusia, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Presidenti populist serb Aleksandar Vuçiç të mërkurën prezantoi një sistem rus për bllokimin elektronik të dronëve i njohur si Repellent, për të cilin së fundmi tha se "është në duart tona".
Armët e reja u prezantuan në qytetin e Nishit ne Serbinë jugore në prag të ditës së shtetësisë së Serbisë që kremtohet të enjten.
“Ky është Repelent. Nuk është aq i fortë sa Krasukha, por është i shkëlqyer”, tha presidenti Vuçiç, duke iu referuar një sistemi rus të luftës elektronike.
Armatimet mbërritën në Serbi disa muaj më parë, ndonëse hapësira ajrore e saj është pothuajse tërësisht e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s që kanë rënë dakord për sanksionet perëndimore kundër Rusisë.
Serbia është i vetmi vend evropian që ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian pas agresionit të Rusisë në Ukrainë dy vjet më parë. Është gjithashtu i vetmi vend evropian që vazhdon të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Moskën.
Serbisë i është thënë që nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të respektojë sanksionet.
Shumica e armatimeve ushtarake serbe janë nga Rusia, por edhe nga Kina si dhe nga disa prodhues evropianë të armëve dhe avionëve.
Shumica e deklaratave të presidentit serb për kërcënimet e mundshme janë të përqendruara rreth Kosovës, e cila shpalli pavarësinë pasi NATO-ja ndërhyri për të ndaluar shtypjen e përgjakshme të shqiptarëve nga forcat serbe në vitin 1999.
“Nëse dikush do të përpiqej të kryente një agresion kundër Serbisë siç ndodhi në vitin 1999, teknikisht nuk do të ishte në gjendje ta bënte atë në të njëjtën mënyrë”, tha presidenti serb. “Ata do të duhej të sulmonin nga jashtë, nga distanca, nga deti Adriatik ose nga Mesdheu, me raketa”.
Mitsotaqisi, sic bene ne kontinuitet, dje u takua me Vucicin ne Beograd. Mblidhni mendet ju hajdutet e Tiranes zyrtare, blini armatim e mbushni buxhetin e shtetit me lek, greqiret nga jugu e shkjau nga veriu mund te ju lene mollat e Korces te prishen fare.
Ky mer arm, Al bin irriton Amerikën. Mirë punt E shqipeve.
O al bin or kok shkamb. a e kupton qe skemi as ushtri, as tanke, as avion, as topa, as ekonomi, se po iku amerika e ke serbin per nje jav ne durres e grekun ne vlore. me ca do luftosh, me ushtrin e facebukut. Po cben ore derezi, kaq i zgjuar qenke, kujt ju be von per dinarin, eshte mbijetesa e kombit shqiptar prioritet, rregullo ushtrin se koh te turbullta po vin, or qerrata.
Kur Qeveria e Republikes se Kosoves,aplikon per blerjen e nje numri te kufizuar Javelin,kunder tankeve te armikut,armiku e alarmoj boten,nuk i la dy gure bashk pa i ven ne levizje.Nga ana tjeter ,armiku ,para syve te europes te lajcakut ,borellit,thyejn embargon dhe merr nga perbindeshi armatim shum te sofistikuar,e publikon mbas tre muajve.A duhet ta kaperdi europa,Anglia,Gjermania,Shba kete veprim?dhe ne qofte se PO.perse duhet ta toleroj nje shtet fashist i cili e ka deshmuar vetvehten se eshte agresor,vrases,masakrues i terbuar.Se sa arme te ndryshme i ka blere nga e ema rusia kina ,kjo mbetet vetem te supozohet,Per deri sa ,vucici e thote se nuk eshte situata si ne 1999 ,varre rremihesja e europes,tani mundet ose nga Mesdheu ose nga Adriatiku mundet te sulmohet.Kjo e ka nje peshe te madhe ,ai pervec se e thote nje te vertete te madhe ,i ben kercenim te hapur edhe NATO.Rusoserbia fashiste,per nga armatimi ka qen ne avantazh edhe me Kroacine,Bosnje hercegovine dhe me ne shqiptarer(RK)por qe lufterave u ka kapitulluar me bisht ndershal..nji popull i cili mbron pragun e shtepise mderin,jeten ,ai do tiumfoi gjithmone...Tani do presim skenar te tjere ,te shohim kur europa do veri sanksione kunder Qeverise te RK,me arsyen: perse ju shqiptarer lejuat armatosjen e rusoserbise fashiste,,,,,eheheehe ,i varferi i gjori i drejti gjithmone pret ne kurrizin e vet...
O Flamur or Koqe Kanari! Po pse or derdimen, bota punon sipas mendjes tende?! Kritikon Europen, Angline, Gjermanine, SHBA dhe sugjeron qe ata te bejne sic thua ti! Edhe une qe jam nje hic ne kete bote dhe jo i fencur si ti, nuk vete as ne hale me fjalet e tua... Ata qe permend ti, kane planet e tyre dhe ti ngaterrohesh bashke me mikun tend Kurtin ne ato plane. Ata po nxisin nga brenda opoziten properendimore qe Kurti po e saboton, nepermjet hipokrizise se eshte me "opoziten serbe". Ci duhet Kurtit qe futet ne keto ujra te rrezikshme per opoziten serbe dhe punen e perendimit kunder Vuciqit?! Ti shiko keto dhe mos fantazo si plaka e semure ne shtratin e vdekjes. Je aq i semure sa nuk shikon qe edhe Serbia, edhe Rusia apo Kina ekzistoje, do apo nuk do ti. Je aq primitiv sa nuk ke instiktin e realitetit....
lum si ti o M Y qe e ditke qe je nje hic. Si tja bejme ne te tjeret qe se dime
Kosovo e ka kthyer rrugen e gabuar te Rexhep Qoses dhe Hashim Thacit, po ecen drejt nesh...nuk harrohen lete 100 vjet bashkejetese.
Alias nazmi bllaca,ti jo ne hale po ne flaket e ferrit duhet te jesh,ti dhe tere fisi i yt prej sllavi made in karpate...