David Kanin: Veprimet e Kurtit po e ndihmojnë Serbinë dhe po bëjnë që të harrohet “Banjska”

14 Shkurt 2024, 14:23Rajoni TEMA
David Kanin: Veprimet e Kurtit po e ndihmojnë Serbinë dhe po

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, thotë se veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po “e ndihmojnë Serbinë” dhe “po bëjnë që të gjithë të harrojnë për Banjskën”.

Kanin i referohet vendimit që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, si dhe atij për vendosjen e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.


“Amerikanët nuk duan që Kurti të bëjë gjëra që nxisin bela në një rajon, që Perëndimi e do vërtet të qetë, derisa merret me gjithçka tjetër që po ndodh në botë”, thotë Kanin në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

Një ditë më herët, ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Qeveria e Kosovës po rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara me vendimin e saj për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb.

Kanin thotë se kjo “do të thoshte shumë, pasi SHBA-ja është mbrojtëse e Kosovës”.

Ai nuk e përjashton mundësinë e sanksioneve, por thekson se SHBA-ja “nuk do të shkojë aq larg dhe, thjesht, ta ndërpresë marrëdhënien me Kosovën”.

Kanin thotë se Kosova do të duhej ta shtynte sa më shumë që është e mundur zbatimin e vendimit për dinarin, ose ta revokonte tërësisht.

3 Komente

  1. P
    Pesimiste.

    Amerika eshte ne pozite te veshtire te mbroje Kosoven dhe Kurtin ne te njejten kohe. David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, thotë se veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po “e ndihmojnë Serbinë” . Si mund te ndihmoje Amerika dhe Evropa Kurtin kur ai punon per Serbine?! Si mund te ndihmojne ata Kosoven, kur Kurti punon per Serbine?! Ne keto kushte Kurti dhe agjenturat e Putinit e kane vene Ameriken ne nje pozicion gati te pamundur. Nuk mund qe perendimi te ndihmoje Kosoven, kur Kurti punon sipas platformes ruse dhe serbe per te acaruar me tej punet ne Ballkan. Makroni ja tha njehere hapur qe ti je "i pabese", qe do te thote se je spiun i serbit. Kurti u "tut", per nje moment dhe pranoi te bisedoje, por me sa duket Putini dhe Vuciqi e kane "ricarxhur" prape me "vicklat patriotike" per te sabotuar punen e Amerikes dhe Evropes ne Kosove...Trampi si me praktik dhe direkt se sa Bajdeni, e rrezoi Kurtin per arsye te "reciprocitetit", por populli e zgjodhi perseri! Amerika eshte ne veshtiresi me kete nivel "foshnjor" te popullit te Kosoves, qe nuk shikon punen armiqesore nen rrogoz te Kurtit, por fryhet si gjel me fjalet e medha "sovraniste" te Kurtit. Une, personalisht kam rene ne pesimizem dhe ashtu i trullosur mendoj se ne shqiptaret nuk jemi popull vital. Eshte kjo arsyeja qe agjentura serbe dhe greke eshte aq e fuqishme ne trojet tona....Eshte pikerisht mungesa e "mendjes se hapur" qe jemi katandisur sa nje "koker orizi" ne Ballkan, megjkithese interesat amerikane jane pro shqiptarizmes. Jemi akoma shoqeri tribale ku i pari i vendit eshte edhe i pari i shtepise! Nuk mund te mendojme me koken tone sepse Kurti mendon per ne! Pika ne koke, ashtu si na ka rene!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Albini rrotullohet rreth vetes, por i duket sikur po ecen perpara si raket. Albini po pengon tmerresisht njohjen e Kosoves, po shkaterron marrdhenjet me Ameriken. Eshte nje njeri cic-mic, pa horizont, axhenda e tij nuk perputhet me axhenden e Kosoves. Kosova kerkon Pamvaresi, Albini po ja humbet, Kosova kerkon aleate, Albini po ja humbet. Albini po percan Shqiptaret ne Maqedoni, prej tij dy Ministra dhane dorheqjen, Albini po shkaterron Shqiptaret ne Presheve, rezultatet ne zgjedhje ishin shume keq, per shkak te dy grupimeve qe ka krijuar Albini. E njejta situate ne Tuz te Malit te Zi.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albin i VV

        Kurti e ka mbyllur ciklin me Perendimin. Do ta mbylle edhe me lindjen si nje 'useful idiot', e di ai si perkthehet kjo.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje