Kurti: Vuçiç po e lë të hapur mundësinë e pushtimit të Kosovës

13 Shkurt 2024, 13:18Rajoni TEMA
Kurti: Vuçiç po e lë të hapur mundësinë e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit, protestat e majit në veri të Kosovës rritja e pranisë ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor e bëjnë më “urgjente se kurrë” nënshkrimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, me refuzimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që ta nënshkruajë këtë marrëveshje, sipas Kurtit, ai po e lë të hapur mundësinë “e pushtimit të Kosovës”.

Shkurtin e kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel për këtë marrëveshje, ndërkaq në prill në Ohër u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të saj. Megjithatë, palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por blloku evropian, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ajo është obliguese për palët.

“Nuk mund të shoh asnjë arsye tjetër për refuzimin e nënshkrimit [nga Serbia]. Atëherë, ata duan të mbajnë hapur këtë derë [të pushtimit të Kosovës] dhe të kenë një dritare mundësie për t’u rikthyer dhe për të kryer agresion”, tha Kurti gjatë një paneli diskutimi të organizuar nga instituti Chatham House ditën e sotme.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Në panelin e diskutimit, Kurti tha se “regjimi autoritar” i Serbisë “po mban prapa të gjithë rajonin. Sipas tij, Beogradi në një masë të madhe e njeh Kosovën de facto, por jo de jure.

Kryeministri kosovar tha se Serbia përdor Kosovën për të mbajtur raporte të mira me Rusinë dhe Kinën.

“Ekziston një tezë e përgjithshme se Serbia po mban raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën, në mënyrë që t’i përdorë ato në agresivitetin kundër Kosovës. Por, unë mendoj se është e kundërta. Gjegjësisht, Serbia përdor agresivitetin e saj ndaj Kosovës që të mbajë raporte të mira me Federatën Ruse dhe Kinën. Sepse ndaj diktatorëve që nuk i besojnë askujt, ju duhet ta tregoni veten vazhdimisht. Mendoj se këtë po e bën Vuçiqi. Me agresivitetin e tij ndaj Kosovës ai po mundohet të mbajë raporte të mira me Kremlinin”, tha Kurti.

Duke folur për ngjarjet e shtatorit në Banjskë, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës duke vrarë një rreshter, Kurti sërish akuzoi Serbinë për këtë ngjarje, që Kosova e konsideron sulm terrorist.

Gjatë përleshjeve më 24 shtator u vranë edhe tre sulmues serb. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kurti tha se përmes Serbisë, Rusia po rrit praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Pra, aleanca e Serbisë me Rusinë nuk është vetëm kërcënim në aspektin teorik për Evropën dhe Ballkanin. Është kërcënim real të cilin Kosova, por jo vetëm, e përjeton vazhdimisht. Përmes Serbisë, ne kemi parë rritjen e pranisë ruse në Ballkan, qoftë përmes mediave, inteligjencës, apo formave të tjera të ndërhyrjes.

Autoritetet në Kosovës kishin deklaruar pas sulmit në Banjskë se po hetonin për përfshirjen e mundshme ruse në të.

Fundin e vitit të kaluar, në një raport të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ishte thënë se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina, të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në Kosovë./ REL

14 Komente

  1. T
    Teqiu

    Ti je nje koker demagogu dhe pushti qe kerkon sherr me se s ben. Po degjo dhe bej o idiot ate qe te thote Usa. Ti e ke gati planin e punes cdo dite po na del e ben trimin kot.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Ky ka nga pas 40% Popull K@re dhe Injorant, po te ishte per Kurtin ,Kosoven do ta kishin marre me kohe ,se per Punon Spiuni Albin Kurti, por Kosoven e ka Amerika, dhe Amerina e kupton shume mire Lojen e ketyre dy Kurvave Serbe Vuçiç-Kurti dhe ska Shanc qe ta pushtoj dikush Kosoven.Kurtivicka bon si Trim.Çohuni Vellezer Kosovar dhe shkerdheheni njehere e mire kete Spiun Serb.Ky trdhetoj te gjithe Shoket e Burgut qe u Vrane nga Millosheviçi.

      Përgjigjjuni
    2. a
      arrifi

      ....ky ANTIKAPAT po e shpie gjithe rajonin e Ballkanit ne nje katastrofe.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Mallkuar dita qe Kurti u zgjodh Kryeminister ne Kosove . Ky eshte nje dagllaut , nje idiot qe sharlatan qe nuk do te dij fare per Kosoven dhe kosovaret . Ngrihuni o popull dhe hiqeni kete fytyre te ndyre se o shell shume te keqia Kosoves . E urrej kete njeri koke trashe , dagllahut . Ytttttttt i marre …..

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Birisha

          O popull budalla i Kosovës, hiqeni menjëherë këtë mut, se do tu fusë prap në luftë me Sërbinë. Ai bën veprime të njëanëshme, pa u koordinuar me faktori ndëkombëtar. Është psikopat, paranojak dhe delirant. Ju nuk kini këllqe aktualisht të përballoni një luftë tjetër me Sërbinë Rusinë. Largoheni nga skena politike këtë gomar.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alex

            .....dhe për të fituar kohë dhe arritur qëllimet, Serbia po përdor ty si satelitë o klysh kurve!

            Përgjigjjuni
            1. s
              sali

              Ike or delirant,Mundohesh te fshihesh pas fantazive te luftes qe do i behet kosoves,Kjo eshte vete per te mbajtur pas vehtes idiotet kosovare

              Përgjigjjuni
              1. k
                kosove,bre c´ka te ka gjete

                Shko or mut,se le koqen e namit ne bote,duke e demtuar Kosoven,ne formen me ekstreme dhe me te neveriteshme.Kjo qenie dhe nga surrati qe ka duket si nje targe WC-je.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tetove

                  Ti komentuesi i me siperm: vazhdo e pastro vetem gropat septike te Kosoves. Ti shkja mos u bje shume merak se Kosova eshte mire, por Shkinin tende cfare e ka gjet. Pyet shkjaun tend!

                  Përgjigjjuni
                2. Q
                  Qakua

                  Kurt "karafili" eshte gjeni per te kuptuar te verteten ashiqare qe Vuciqi duke mos nenshkruar marreveshjen le hapur pushtim e Kosoves. Bile ai e thote troc qe Kosova eshte pjese e Serbise dhe eshte rrembyer me force nga NATO. Ate qe nuk kupton Kurti, ose ben sikur nuk e kupton, eshte se edhe Albini nuk e neshkroi marreveshjen, sepse Vuciqi nuk e nenshkroi. Pra Kurti ben si idjot sikur nuk kupton se edhe Kurti duke mos neshkruar marreveshjen le hapur pushtimin e Kosoves nga Serbia. Justifikimi i Kurtit ne ate kohe ishte se ai nuk nenshkroi se Vuciqi nuk neshkroi. Sot Kurti na spjegon se mos nenshkrimi nga Vuciqi eshte ne kuader te planit per pushtimin e Kosoves. Une pyes: Po mosneshkrimi nga ana e Kurtit cdo te thote???!!! Pse Kurti nuk e le te vetem Vuciqin ne planet e tij dhe te nenshkruaje pavaresisht se Vuciqi nuk neshkruan? Mos valle ata luajne lojen "jo ti, jo une" kur duhet te luajne lojera te pavarura nga njeri tjetri? Valle Kurti nuk mbeshtetet ne Amerike dhe Vuciqi ne Rusi?! Rusi thote mos neshkruani, Amerika thote nenshkruani. Pse Kurti ben sic thote Putini?!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kosova pa Albinin.

                    O ti “Tetovë”, mos u bëj vërejtje komentuesve, se të gjithë ata që kanë komentuar, ja dua të mirën Kosovës, ndërsa ti koqe kandari qënke sëprapthi, qënke një me loqen Albin. Ypp xhixhi

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Dhe ti o Kurvi po e ndihmon me te gjitha vendimet qe ke marre. Asgje nuk ka perfituar Kosova, asgje, vec ka humbur. Ti duhet te varesh si tradhetar keto deme te medha qe po i ben Kosoves por edhe ceshtjes mbare Shqipetare ne Ballkan.

                      Përgjigjjuni
                      1. m
                        mendimi

                        Ata qe çliruan Kosoven me ndihmen e Amerikes dhe BE sot ti Albin Kurti me gjithe ate kurven presidente, me tradhetite dhe spiunlleqet tuaja i çuat ne Hage. Ti po kerkon te pushtohet prape Kosova. Fjala e ndihmes sekretarit amerikan per Kosoven eshte nje ulurime qe Albin Kurti e çoi ne gjendje te tille dhe ata qe i shkojne prapa bythes, duan te rrembejne e hane pa ikijn fare nga Kosova pasta bashke me Albinin e bythe dosen ne rast pushtimi. Por s'ka me Amerike e BE pastaj do shkosh te kerkosh azil atje ku shkoi kryeministri Maqedonise dhe kosovaret e varfer do ta pesojne. Shume keq per ato parti politike qe lene akoma kryeminister nje tradhetar te Kosoves.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          pilo Lala

                          Opozita e Kosoves eshte shume e dobet. Duhet ta detyrojne Albinin te jape dorheqje, ai po kthehet ne nje njeri shume te rrezikshem per pamvaresine e kosoves.

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje