“Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin”, Xhaferi i përgjigjet Vuçiçit: Propagandë kundër arritjeve të shqiptarëve

12 Shkurt 2024, 15:10Rajoni TEMA
“Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi komentoi deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton të rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin”.

Xhaferi u shpreh se kjo deklaratë është tendencioze kundër BDI-së dhe ka për qëllim të dëmtojë shqiptarët në Maqedoni.

“Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiçi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta përcillni nga mediat.

Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu.

Ajo që propagandohet se gjoja po na dilka zot Vuçiçi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje”, tha Xhaferi.

Kujtojmë se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në të cilën u diskutua për situatën në Kosovë pas ndalimit të dinarit serb, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë për mediat amerikane tha se kryeministri Albin Kurti po ndërhyn në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Vuçiçit, Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagim nga partitë politike opozitare shqiptare në RMV, të cilat theksuan se “Vuçiç ka dalë në mbrojtje të Ali Ahmetit dhe BDI-së”.

 

12 Komente

  1. O
    O

    Shqiptaret e Kosoves kan rene viktime e mashtruesit profesionist Albini Kurti,kosovaret duhet ta vrasin pak mendjen,shteti nuk drejtohet me inatcinj delirantesh si keta rrugecet e VV. Eshte urgjente,koha nuk pret,e mira e Kosoves kerkon largimin e Kurti nga karrikja e kryeministrit.

    1. O
      O

      Shqiptaret e Kosoves kan rene viktime e mashtruesit profesionist Albini Kurti,kosovaret duhet ta vrasin pak mendjen,shteti nuk drejtohet me inatcinj delirantesh si keta rrugecet e VV. Eshte urgjente,koha nuk pret,e mira e Kosoves kerkon largimin e Kurti nga karrikja e kryeministrit.

      1. S
        Shkupi

        Ti nofka 0, qenke komentues shkja. Tani ćuditem si ka mundesi qe kaq shume shkoje komentojne keshtu lirshem sikurse ti. Ali Ahmeti eshte shkja e tej shkjau, ai eshte terbesh argat i UDBse prandaj po shkaterron shqiptaret atje. Nen vazalizmin e Ali Ahmetit shqiptaret atje nuk lejohen te mesojne ne gjuhen e nenes. ..kjo sot as ne afrike nuk ndodh e le me ne nje vend ne evrope. Shkja komentues, shko komento te gazetat tua serbe.

        1. P
          Prec Ulaj

          Ali Ahmeti, drejtues i UCk, ju na e nxorret spiun. Albinin e nxirrni patriot, miu i burgjeve te Milloshevicit.

      2. Y
        Y

        Hiqeni grindavecin dhe percaresin e kombit shqiptar Albini Kurtin,eshte urgjente.Shqiptaret e Shqiperise ja kan hequr vizen me kohe Kurtit,asnje parti politike nuk ja hap deren ketu,por dhe media e Tiranes ja ka mbyll ekranet ketij pis burri.Zgjohuni kosovar!

        1. b
          babaj

          Myslymanet duhet te jen te bashkuar,,,,,kauret e serbise duan tu percajne ,,,,qendroni grusht bashkuar ,,,,

          1. T
            T

            "Zgjuaresia" e Kurtit vlen ne Kosove,ku niveli arsimor dhe kulturor i popullit le per te deshiruar,ne Shqiperi Kurti e provoj,dhe shqiptaret me rezultatin 0,001% e bene qesharak,ose nje Don-Kishot.

            1. Z
              Zhaku i Pamposhtur.

              Njelloj si Kurti qe u kujdes per opoziten serbe ne Serbi duke thene se “Vuciqi terrirrizon opoziten serbe” edhe Vuciqi po kujdeset per Ali Ahmetin, qe eshte thike per Ali Ahmetin njelloj si thika e Kurtit per opoziten pro perendimore serbe….

              1. E
                E

                Vellezer kosovar,kuptojeni njehere e mire, po na cani menderet me grindavecin Kurti, akoma nuk po e kuptoni qe ai eshte koqe kandari?!

                1. P
                  Pa merak, ja vjen shpejt viti 2030

                  Tirana duhet te punoje hapur ne Shkup per te ndricuar mendjet e shqiptareve te opozites atje. Mbase partite opozitare te Maqedonise do ishte mire te vinin ne Tirane e te krijonin opoziten tone qe na mungon, pra te linin Ali Ahmetin me BDI te lartesonin rolin dhe interesat e shqiptareve ne Maqedoni. Sa per Kosoven duket qe VV do ta coje deri ne fund qelliminper ta cmontuar pavaresine e Kosoves, e keshtu qe me Kosoven nen Serbine do mund te takohemi si vende antare ne BE deri ne 2030. Edhe keshtu fillojme te jetojme bashke edhe me vellezerit Kosovare.

                  1. T
                    Tetova

                    Ramaović sikurse Ali Ahmeti e Abazović, keta po shkaterrojne qenjen shqiptare ne trohet e tyre shekullore. Keta te poshter e debuan shqiptaret nga trojet e tyre dhe lane sotShqiperin me vetem 1.5 milion banore.

                    1. S
                      Shkupi

                      Shkatërruesi më destruktiv i qënies shqiptare në Maqedoni ka emër: Ali Ahmeti Ne Kumanove, shkaterroi çdo gje. Qytetin me rrebel dikur e traumatizoi per dekada rresht. Ne vizita perbuzte zakonet dhe traditat e shqiptareve te atjeshem, me thekse te çoroditura, me cinizma perverze. Shqiptaret i vendosi ne enklava, por per sërbët mundësoi arsimim ne gjuhen e tyre amtare, ne qytet e neper fshatra. Ne Kërçovë, targetoi dhe eliminoi këdo qe kishte lidhje me rezistencat kombetare historike, femijet dhe vajzat e intelektualeve. Nxiti dhe arriti ekzodin me brutal te rinise shqiptare dhe zevendesoi ata me llomin e kombit. Dikur vater traditash autoktone shqiptare, etnografi e gjalle shekullore qe nga Kastriotet, e beri Kërçovën te duket si ndonje dasëm jevgjish. Instaloi aparatur terrori mbi rinine e cila e vën nën saçin e BDI/UDB, duhej serish te gjej zerin ne Shkup, ne Tetove, kudo qe pak me lire frymohej. Ne Diber, dikur trampolina e arsimit shqip nga e cila hidhej fara e arsimit, ndihmoi sheprnugljen masovike te shqiptareve dhe zevendesimin e tyre ne qytet me torbeshë, me shqipfoles qe gezonin pese minutat e perbuzimit te shqiptareve. Ne Struge, aty ku frymonte tradita qytetare shqiptare, sabotoi çdo gje qytetare dhe favorirzoi çdo gje retrograde. Qyteti qe gjithnje printe mbi gjithë ne ndihma per Shqiperine, per Kosoven, u shendrua ne qytetzëbqe mbijeton fal atyre 3 muajve turizmi. Edhe atje, ikja masovike, jo vetem nga varferia por edhe nga ruajtja e dinjitetin per te mos rënë ne duart e injoranteve BDI/UDB. Ne Gostivar, beri qytetin me shumice shqiptare te ngjane thuaj se eshte me nje pakice shqiptare prej 10%. Qyteti qe bashkë me Tetoven ishin shembuj te ndermarresise dhe iniciatives private, e shndërroi ne çerdhe byrokratesh qe enderrojne te punojne ne Shkup per 300 euro dhe raportojne ne BDI/UDB per 500euro. Dikur qyteti me i zhurmshem per nga zeri i femijeve, u shndërrua ne shkretëtirë godinash shkollore te zbrazeta. Si ndodhi qe Tetova pranë pasurive te behet kasaba e kaosit? Buze Sharrit dhe Kodres se Diellit qe do duhej të bëhej qender, buze kufirit qe ndan nje mal me Prizrenin dhe Brezovicen, buze ujit qe furrnizon këdo perveçse Tetoven – per 20 vite arriti ta sakatos qytetin me tradite dhe fshatrat perreth me taban kombetar. Dikur qytet qe dinte sistemin urban, arriti ta shndërroj ne “hajt bre se nuk u bo nami”, fshat qe nuk ishte as para Luftes se dyte boterore. Si ndodhi qe soc-realizmi i tij injorant te ngulfate kreativitetin e nje rinie qe dikur ftohej ne Prishtine e Tirane. Shkupi, ai qe ne 1998 beri demonstratat më të medha per Kosoven, ne vitin 2023 nuk arrin te tubon 100 persona ne protestë per Spitalin e Tetoves. Ky Shkup qe dikur protestonte per lirine e Fazli Veliut, sot rrenkon nen terrorin e haramëve, gangstereve, rrugaçëve te tij dhe te dajes se tij. A ka vend ne te cilin ky pinjol i Beogradit nuk ka bërë hatanë, shkaterrimin, poshterimin? A ka fshat ne te cilin ky injorant nuk sheronte kompleksin intim dhe frymen anti-shqiptare duke perbuzur mikepritjen me gallata per sallata e tranguj? A ka krijes më prepotente qe lavderohet me sakrificat e te tjereve ndersa vet asnjehere nuk mori guximin per 10 minuta ballafaqim me cilin do rival? A ka, a kemi pasur mé horr në prirje qe tjeret sulmone si horra, per te fshehur qyqarinë e vet? Normal eshte prandaj qe Aleksandri brengoset per Aline. Jo qe nuk mund te gjen servil tjeter, por asnjeri nuk mund te bëjë ate qe Aliu i tij ua ka bere Shqiptareve. Por Aliksandri eshte i vetedijshem se hipnoza ahmetovite mbi Shqiptaret po skandon, perkunder gjitha ndihmave nga Rama, Batoni, Buzhalla. E ne kete zgjim nga hipnoza, Shqiptaret se pari do të duhet te ballafaqohen me pyetjet qe – sikur ne kengen “e gjate ke ndejt ne gjum” – kerkojne pergjegje. Nga vrasja e luftetareve te vertetë, nga perndjekja e ushtareve nga Shqiperia dhe Kosova, nga sulmet e montuara ne te cilat kurrë dhe asnjehere nuk pesoi askush nga BDI/UDB, por rregullisht njerez te refuzimit, te rebelimit dhe bindjes kombetare, per spastrimin etnik ndaj kombit tone, per ngulfatjen e artit, kultures, arsimit Shqiptar. Fundi po i afrohet. Por ballafaqimi yne me dobesine dhe ligeshtine ne te cilen kemi pranuar te jetojme si te poshteruar, se pari do të filloj. Dhe do te zgjase gjate. Deri sa te mesojme te verteten aq dhimbshem sa qe kurr dhe me asnje kushte te mos lejojme te mashtrohemi nga ndonje tjeter Ali Ahmeti. Shkruan: Arsim Zekolli

                      Lini një Përgjigje